“Guri i Fatit” do të zhvendoset nga Skocia në Londër ditën e kurorëzimit të Mbretit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Guri i fatit” i cili është një gur historik, do të transportohet nga Kështjella e Edinburgut në drejtim të Londrës, në nderë të hipjes në fron të Charles III.

Guri i madh i cili mbart në vetvete një histori të madhe, ka qenë pjesë e kurorëzimit të mbretërve në Britani për shekuj me radhë.

Bëhet fjalë për një copë ranore të kuqe 150 kg me një histori të gjatë, e cila do të transportohet në kryeqytetin britanik nga një ekip ekspertësh kur të shpallet data e kurorëzimit të mbretit të ri.

Mjedisi Historik i Skocisë (HES), i cili menaxhon Kështjellën e Edinburgut, do të organizojë transportin e këtij guri, i cili do të vendoset në  Westminster Abbey .

Mbrëmë, një zëdhënëse e HES tha për Mail të dielën se guri “do të merret në Londër pak para kurorëzimit dhe më pas do të kthehet në Skoci”.

Kur Elizabeta II  u kurorëzua Mbretëreshë në Ëestminster Abbey në 1953, froni i saj ishte mbi gur.

Sipas Daily Mail , “Guri i Scone” ka qenë një simbol i monarkisë skoceze për shekuj. Në 1296 forcat britanike nën Mbretin Eduard e morën gurin dhe e çuan në Westminster Abbey. Atje, ai u përfshi në fron si një kujtesë e dukshme e pushtimit të Skocisë nga Eduardi, i mbiquajtur “Çekiçi i Skocive”.

Guri historik mbeti atje për qindra vjet, derisa u ‘rikuperua’ përkohësisht nga anëtarët e Partisë Kombëtare Skoceze në vitin 1950. Në ditën e Krishtlindjeve të atij viti, katër studentë kryen një bastisje të guximshme në Westminster Abbey, ata morën gurin dhe e çuan përsëri në atdheun e tij. Vendndodhja e gurit iu besua topografëve anglezë, të cilët u përballën me shumë pengesa në kërkimin e tyre. Guri më në fund u vendos në rrënojat e Arbroath Abbey, County Angus, tre muaj më vonë…

Lexo edhe :  Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

“Guri i Fatit” u zhvendos përsëri në Westminster Abbey në kohën e kurorëzimit të Elizabeth II në 1953, dhe mbeti atje deri në 1996.

Në vitin 1996, për të shënuar 700 vjetorin e largimit të tij origjinal nga Skocia, “Guri i Scone” u kthye – me pëlqimin e Mbretëreshës – në Skoci dhe u vendos në Kështjellën e Edinburgut në ditën e Shën Andrew.

Në një deklaratë që bëri në atë kohë në Dhomën e Komunave, ish-kryeministri britanik John Major njoftoi se Mbretëresha Elizabeth kishte pranuar propozimin e ministrave për kthimin e përhershëm të gurit në atdheun e saj.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV