Balluku: Duhet të kursejmë energjinë elektrike, po e thonë edhe gjermanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku thotë se vendimi për të rritur çmimin për fashën mbi 800 kwh nuk lidhet me dëshirën për të arkëtuar më shumë para për OSHEE, por nevojën për të kursyer.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Balluku iu referua vende të tjera të zhvilluara si Gjermani dhe Franca të cilat siç tha, po ndjekin një strategji kursimi në kushtet kur nuk bëhet më fjalë për para, por për mungesë të energjisë në treg në kushtet e krizës botërore.

“Sot ka një parim; që duhet të kursejmë. Këtë po e thotë si qeveria gjermane, që nuk subvencionon çmimin por e ka rritur me 20%, si qeveria franceze. Nuk ka të bëjë me para, por me mungesën e sasive energjetike në treg. Nuk rritet çmimi se OSHEE i duhet disa para më shumë, por që njerëzit të kuptojnë se sot duhet të përdoret energji sa duhet. Është dekurajim për të lënë dritat hapur”, tha ministrja.

Të fundit

“150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dash Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në!

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në News 24 ndau opinionin e tij sesi e sheh të...

Mandati i pestë…

Nga ARTUR  AJAZI Ndoshta numri “5” në fletën e votimit, dhe simbolika e 5 gishtave, paralajmeroi qysh tani mandatin e pestë nga Edi Rama. Nuk...

Tërmeti/ Shqiptarët e Kretës rrëfejnë momentet e frikshme: Ngjarja më e rëndë nga 1998

Frika përfshiu banorët e Kretës mëngjesin e të enjtes.  Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës righter goditi vendin. Elton Congo një shqiptar që...

U diagnostikua me kancer agresiv, boksierja ndahet nga jeta vetëm 2 javë pas martesës

Boksierja angleze Georgia O’Connor ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin. O’Connor u diagnostikua me një formë të rrallë dhe...

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident që ndodhi në vitin 2023,...

Lajme të tjera

Web TV