Multimilionerja 23-vjeçare: Kam 4 shtëpi, qentë e mi kanë dhoma gjumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë që u bë multimilionere në moshën 19-vjeçare ka folur për mediat për stilin e jetës së saj luksoze dhe blerjet më ekstravagante deri më sot.

Linsey Donovan u rrit në Maryland, Amerikë, pa shumë para, por kur u transferua në Florida në moshën 18-vjeçare, ajo filloi të bënte para duke modeluar në rrjetet sociale.

Linsey e cila tani është 23 vjeçe, filloi të investonte paratë e saj në shtëpi të ndryshme dhe tani zotëron një mori pronash që shumica e njerëzve vetëm i ëndërrojnë. Duke folur gjatë një interviste televizive, ajo tha:

Unë aktualisht zotëroj katër prona me vlerë mbi 7 milionë dollarë.

Përveç pronave asaj i pëlqen të shpenzojë para edhe për make-up, veshje të shtrenjta dhe makina luksoze të cilat kapin vlerën e 390 mijë dollarëve.

Në një ditë kam shpenzuar plot 450,000 dollarë. Unë kam një Mercedes S65 V12, i cili kushton 250,000 dollarë.

Në moshën 20-vjeçare ajo ka blerë shtëpinë ku jeton me disa kafshë ferme. Shtëpia ka një pishinë të madhe dhe nga një dhomë gjumi për secilin prej qenve të saj.

Ndihem si një princeshë kur hy në këtë shtëpi të bukur çdo ditë.

Linsey, e cila shpreson të pasurohet dhe të shkojë në një shtëpi dyfish më të madhe se ajo e tanishme, është gjithashtu pronare krenare e një biçiklete prej 20,000 dollarësh dhe një piano 30,000 dollarëshe.

Të fundit

Lapaj: 12 majin kthejeni në ditën e shpresës, mos e bëni ditën e ‘ikjes së madhe’

Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar mbrëmjen e sotme me qytetarët e...

Agron Shehaj: Po rritemi në sondazhe sepse jemi të vërtetë, nuk premtojmë qiqra në hell

Sipas sondazheve të fundit, Partia ‘Mundësia’ e drejtuar nga Agron Shehaj është forcë e tretë në Shqipëri, duke rrëzuar paragjykimet se partitë e reja...

Fushata zgjedhore, premtimi i Ramës në Roskovec: Paga minimale do të jetë 650 euro

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të...

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të...

Hapet Landfilli në Vlorë, prej ditësh depozitohen në Sherishtë mbetjet që ndotnin qytetin

Shtëllungave të tymit toksik që përhapeshin në ajër sa herë digjeshin mbetjet në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë duket se ju ka...

Lajme të tjera

Web TV