Abdul Karim Omar ekskluzivisht për Fjala: ISIS do të rishfaqet, Europa të na ndihmojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e Fjala.al, Monada Mehmetaj ka marrë një prononcim ekskluziv nga Parlamenti Europian me Abdul Karim Omar, Kreun e Departamentit te Marrëdhënieve të Jashtme të Administratës Autonome të Sirisë Veri-Lindore.

Në fjalën e tij, Omar kërkoi ndihmën e Europës dhe botës si dhe theksoi se ISIS është ende një organizatë shumë e fuqishme. Ai paralajmëroi se ISIS do të shfaqet sërish dhe kjo do të jetë një surprizë e pakëndshme për të gjithë.

 

“Kërkoj që Europa të ndihmojë administratën tonë autonome të Sirise veriore dhe lindore. Ne kemi një sistem pluralist dhe demokratik. Duam që gjithë bota të na mbështesë për të parandaluar dhe për të mbrojtur këtë status.

ISIS është ende shumë i fuqishëm dhe është një kërcenim për ne dhe gjithë botën

Situata jonë e vështire ekonomike, ndihmon ISIS-in të jetë më e organizuar. Prandaj ne duam gjithashtu një mbështetje ekonomike. Sulmet e Turqisë dhe kërcënimet e Erdoganit po destabilizojnë rajonin dhe kjo i jep avantazh ISIS-it për tu bërë më i fortë dhe më i gatshëm për të sulmuar.

Ne kërkuam për fuqi ndërkombëtare ose organizata për të ndihmuar administratën tonë me ekonomi, ndihma humanitare dhe ushtri për të luftuar kundër ISIS-it, si dhe për të patur një rajon të sigurt.

Nëse nuk marrim këte mbështetje, ISIS do të dalë sërish dhe kjo nuk duhet të jetë një surprizë për ju. Nqse ndodh, nuk do jete e rrezikshme vetëm per ne , por për gjithë boten.”, u shpreh ai për gazetaren Monada Mehmetaj nga Fjala.al.

Po ashtu në konferencën e mbajtur në sallën e Parlamentit Europian, ai ishte shumë i ashpër dhe me Turqinë, ku dha dhe një opinion në lidhje me qëndrimin e Erdogan në politikën botërore.

Lexo edhe :  Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

Omar u shpreh se sulmet e Turqisë dhe kërcënimet e Erdogan po destabilizojnë rajonin.

I pyetur nëse rreziku me i madh për ta është nga ISIS apo nga Turqia, ai u shpreh se ISISI është rrezik i madh ndërsa Turqia është fuqi e madhe. Më tej, ai ngriti dyshime se organizata terroriste mund të ketë ndonjë bashkëpunim me Turqinë në zona të caktuara kufitare. Në lidhje me këtë situatë, ai kërkoi mbështetje financiare për përballimin e saj.

“Gjatë qëndrimit tim në Strasburg ditën e sotme kam zhvilluar shumë takime të cilat do të vazhdojnë dhe nesër. Këto dy muaj kam zhvilluar shumë takime ku kërkoj mbështetje militare.”, deklaroi ai.

Abdul Karim Omar është gjithashtu një emër i njohur edhe për Shqipërinë ku ka pritur delegacionin shqiptar me drejtorin e Anti-terrorizmit asokohe, Gledis Nano për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë në në kampin e ferrit në Siri! Omar priti delegacionin shqiptar pasi ishte pjesë e departamentit me marrëdhëniet me jashtë në qytetin Kamishli, provinca ku është edhe kampi Al Hol.

Ndërkohë, më poshtë moment i shkëputur gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, nga gazetarja Monada Mehmetaj.

 

Të fundit

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Lajme të tjera

Web TV