Qeveria “kap” pallatin pa lejë të Lul Morinës dhe Salillarit, prokuroria nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Teksa kanë kaluar 6 ditë, kur zv/kryeministria Belinda Balluku reklamoi prezencën e një pallati 9-katësh, ndërtuar pa lejë në zonën e “Liqenit të Thatë”, policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë nisur asnjë hetim për këtë rast paligjshmërie të bërë publik nga vetë qeveria.

Ndryshe nga rastet e tjera kur organet e hetimit konstatojnë paligjshmërinë, qoftë nëpërmjes medias apo përmes rrjeteve sociale dhe nisin hetimet kryesisht, në këtë rast hetimet kanë nisur 6 ditë me vonesë.

Askush nga policia dhe prokuroria më parë s’ka nguruar të marrë masa për dy ndërtimet pa lejë të denoncuara nga vetë zyrtarë të qeverisë.

Mësohet se e njëjta situatë, e mos ushtrimit të ndjekjes penale për sa i përket “Ndërtimit pa lejë” për qëllimi përfitimi, ka ndodhur edhe në rastin e biznesmenit, Pëllumb Salillari.

Ky i fundit u reklamua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, se kishte ndërtuar dy kate pallati pa lejë, duke sjellë shkeljen e kondicioneve urbanistike të miratuara në lejën e lëshuar për këtë subjekt nga Bashkia e Tiranës.

Por çuditërisht nuk ka një hetim të rregjistruar nga prokuroria ndaj këtij subjekti.

Fakti i mos ushtrimit të ndjekjes penale nga prokuroria e Tiranës për rastet në fjalë, konfirmohet për dhe nga vetë akuza e kryeqytetit e cila shprehet se:

”…për sa i përket publikimeve dhe të dhënave të marra nga mediat, në lidhje me një tjetër ndërtim pa lejë në zonën e “Liqenit të Thatë” nga shtetasi Jurgen alias Lulzim Morina, prokuroria nuk ka asnjë material të referuar më parë…”.

Por megjithëse organi i akuzës është njohur mediatikisht me shkeljen dhe veprimtarinë kriminale të Lulzim Morinës dhe Pëllumb Salillarin, pas 6 ditwsh nisur hetimet kryesisht ndaj subjektit ndërtimor “Xheluks Construksion”.

Lexo edhe :  Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

Sipas akuzës ekziston vetëm një proçedim penal me Nr.4144 për “Ndërtim pa lejë” ndaj Lulzim Morinës.

Kjo dosje është rregjistruar mbi bazën e një materiali të mbëritur nga komisariati nr.1 në muajin Maj 2021, ku evidentohet fakti se:

”…në rrugën e Ullishteve, njësia administrative nr.13 është konstatuar kryerja e punimeve ndërtimore në një objekt 7 katësh mbi tokë dhe një nën tokë. Objekti ndërtohej në pronën e Sh.G dhe se nga verifikimet paraprake janë konstatuar punime shtesë, në ndryshim me ato punime që ka miratuar në lejën e vitit 2018 bashkia Tiranë për subjektin “Xheluks Construksion…”.

Ky hetim prej 16 muaj qëndron i hapur në prokurorinë e Tiranës dhe sot e kësaj dite nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare për ndërtim pa lejë ndaj biznesmenit Lulzim Morina.

Ndwrsa tashmw kwtij hetimi me nr.4144 i wshtw bashkuar dhe njw dosje penale e nisur kryesisht pwr ndwrtimin pa lejw tw pallatit 7 katwsh.

Ndaj këtij të fundit mësohet se po nga komisariati nr.1 në vitin 2021 ka mbëritur një material i dytë për ndërtim pa lejë, pasi policia ka konstatuar se kompania e Morinës shtronte me beton një pjesë oborri të pallatit.

Ky denoncim është konsideruar nga prokuroria si jo i bazuar në ligj duke sjellë pushimin e çështjes.

Të fundit

Eduard Zaloshnja: Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV