Reforma Territoriale/ PS: Jemi mirë kështu siç jemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma Territoriale u ngrit me kërkesë të Partisë Demokratike, por ndarja e propozuar nuk i vlejti për asgjë. PS ka rrëzuar propozimin e deputetëve të “Grupimit Basha”, për të ndarë vendin në 6 rajone dhe 92 bashki, tashmë varianti u fundit duket se do të jetë ndarja aktuale me 61 bashki.

 Socialistët nuk kanë ndërmend të prekin reformën territoriale, ndonëse prej muajsh kanë pranuar kërkesën e opozitës për të ngritur një komision të posaçëm për ta ndryshuar hartën aktuale. Përballë kërkesës së demokratëve për të krijuar 6 rajone dhe 92 bashki, kreu i grupit parlamentar socialist bëri të qartë se asgjë nuk do të ndryshojë, që do të thotë se do të ketë 12 qarqe dhe 61 bashki. “Nisur nga fakti që vetëm 7 vite kanë kaluar që nga reforma e fundit dhe shërbimet publike janë përmirësuar nga reforma territoriale. Kemi përmirësuar shërbimin online, duke rritur aksesin e  drejtpërdrejt të çdo qytetari, unë me kolegen Denaj do të marrim një komunikim më të gjerë me ju për të shpjeguar qëndrimin tonë. Kemi konkluduar që pozicioni ynë në komisionin e reformës administrative territoriale do të jetë t’i qëndrojmë ndarjes aktuale administrative territoriale”.

Reagimi i Alibeajt

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka akuzuar mazhorancën se ka planifikuar një skenar për marrjen e zgjedhjeve lokale të viti 2023 në tavolinë duke anashkaluar nevojat e qytetarëve. Alibeaj e ka quajtur reagimin e tyre në Komisionin e Reformës si një provokim teksa i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve për të mbështetur “atë që është interesi i gjithë shqiptarëve”. Alibeaj tha se kjo kërkesë ka ardhur nga Partia Demokratike që në vitin 2014 dhe kërkon një trajtim të veçantë duke shmangur interesa politike personale. “Kjo është një çështje që meriton trajtim dhe diskutim. I jemi futur kësaj reforme jo vetëm si kerkesë e jona, por është një kërkesë që ka lindur që në vitin 2014. Reforma e asaj kohe u bë në mënyrë të njëanshme, u anatemua se pse si PD, ne nuk morëm pjesë apo pse nuk ofruam variantin tonë dhe për këtë arsye kërkuam me ngulm ngritjen e këtij komisioni”, tha Alibeaj. Ai ka vënë në dukje se është e paparanushme shprehja e opozitës se nuk do të ketë asnjë ndryshim në këtë reformë. “Kjo është vetëm një provokim, si mund të thuash që pa mbaruar mandati i Komisionit të Reformës nuk do të ketë asnjëlloj ndryshimi. Ne e kemi çuar deri në fund sepse as mandati i Komisonit nuk ka përfunduar. Ne kemi nisur të bëjmë një reformë që të kallëzojë dështimet spektakolare që ka pasur reforma. 7 bashki kanë falimentuar. Problem shumë i madh është fakti që prej kaq kohësh është një kërkesë jo vetëm e jona, por e qytetarëve. Gjithmonë kanë kërkuar një ridimensionim të Reformës Territoriale për ta çuar shërbimin te qytetarët”, tha ai. Ai ka këkruar ridimensionim të reformës. “E drejta e qytetarëve për të kontrolluar të zgjedhurit e tyre. Nuk do ta quaja me fjalë të tjera përveç se provokim atë që është thënë nga mazhoranca. Thanë që do ngelet po e njëjta reformë. Ajo e sotmja (e djeshmja) qenka skenari që zgjedhjet lokale të 2023-it do të duan t’i fitojnë në tavolinë. Kjo ëshë një gjë që jo vetëm na vendos ne si PD në detyrim për ta çuar deri në fund, por për t’i bërë thirrje të gjithë deputetëve të PD, pa dallim që të ketë ridimensionim të Reformës Territoriale”, tha Alibeaj.

Lexo edhe :  “Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë. E kam njohur kur ishte ushtar"

Mesazhi i demokratëve të Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ka dërguar dje të gjithë deputetëve të kësaj partie një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e sotme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së. Në mesazh sqarohet se në rend dite është prezantimi i propozimit dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.

 

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV