Del në skenë ‘djali sekret’ i Mbretit Charles dhe Camilla-s: Dua një test ADN-je

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë i cili pretendon se është “djali sekret” i mbretit Charles III dhe bashkëshortes së tij Camilla, ka reaguar pasi William u bë Princi i Uellsit.

Simon Charles Dorante-Day, 56 vjeç, i cili u birësua në moshën tetë muajshe pohon se gjyshja e tij birësuese i tha atij se ai ishte ‘djali sekret’ i Charles dhe Camilla.

Ai ka folur prej vitesh për dëshirën e tij që anëtarët e familjes mbretërore t’i nënshtrohen një testi të ADN-së për të vërtetuar se ai i përket familjes mbretërore. Duke folur për mediat ai tha:

“Të shohësh Charles që quan Williamin, Princi të Uellsit është një “shkelm në fytyrë”. Nuk dua të ndihem kështu, por kështu është. Thjesht mendoj, më e pakta që mund të bëjë Charles është të më japë një përgjigje. Ai i jep Williamit një titull të tillë, mirë po ku është përgjigja ime? Ku është testi im i ADN-së? Nëse nuk je babai im, atëherë provo që nuk je.

Ai thotë se ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë që të detyrojë Mbretin për të kryer testin e ADN-së.

Ka pasur një diskutim midis një gjyqtari, një avokati dhe meje në lidhje me pozitën ligjore të Charles dhe nëse monarku mbrohet nga ligji ose është mbi ligjin. Dhe përgjigja për këtë ishte jo.

Në fillim të këtij viti, Dorante-Day tha se i ka shkruar një letër Mbretëreshës Elizabeth II, duke i kërkuar asaj që të inkurajonte djalin e saj të merrte pjesë në testimin e ADN-së.

Dorante-Day lindi në Portsmouth, Mbretërinë e Bashkuar më 5 prill 1966 dhe u birësua në moshën tetë muajshe nga një familje që u zhvendos në Australi.”

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV