Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në SHBA, ja kush e priti në takim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka udhëtuar drejt SHBA-së në kuadër të një vizite zyrtare ku është takuar me një sërë personalitetesh të rëndësishëm të politikës amerikane.

Në nisje të takimeve, Spiropali është pritur nga Senatori, njëkohësisht dhe Kryetari i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senat, Gary Peters.
Gjatë takimit u diskutua dhe sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit të shërbimeve online në Shqipëri. Ministrja shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë  tonë për këtë çështje.

“Diskutuam për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal”, shkruan ministrja Spiropali ndër të tjera në Facebook.

Postimi i plotë:

“Washington DC – Nder dhe kënaqësi të nis vizitën zyrtare me Senatorin Gary Peters, Kryetar i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senatin, ku mbulohen çështje të sigurisë kibernetike, bashkëkryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe shqiptarëve! I shpreha mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen që Kongresi & Senati Amerikan vijojnë të japin për vendin tonë.
Diskutuam për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal.Në vijimësi të takimit biseduam për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, dhe rritjen e mbështetjes amerikane në këtë fushë të sigurisë.”, shkruan Spiropali.

Të fundit

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke...

Nard Ndoka ‘rrëfen’ intrigat e Flamurit dhe Jozefinës ndaj demokristianëve!

Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se...

Tifozët pas porte, FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për...

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Ukraina ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e dronëve kamikazë dhe luftarakë, duke u bërë një nga liderët globalë në këtë fushë...

Çfarë ndodhi? Shakira anulon dy koncerte radhazi

Shakira ka anuluar dy data radhazi turneu në Amerikën e Veriut – në Boston dhe Uashington D.C. – për shkak të problemeve me prodhimin....

Lajme të tjera

Web TV