VIDEO/ Kamerat nxjerrin ‘keq’ Di Marian: Pse të zëvendësoi?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi nuk ia doli të fitonte as ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Champions League, ku pas humbjes me PSG, bardhezinjtë e Max Allegrit u mposhtën mbrëmë edhe nga Benfica.

Pas dy humbjeve “Zonja e Vjetër” rrezikon seriozisht kalimin në turin e dytë të këtij kompeticioni, teksa reagimet tashmë kanë filluar nga tifozët.

Por gjatë kësaj ndeshje kamerat kanë kapur një moment diskutimi mes Angel Di Marias dhe Arkadiusz Milik, me argjentinasin dukshëm i nervikosur për zëvendësimin e sulmuesit polak.

Sipas “Amazon Prime Video” raportohet se argjentinasi e ka pyetur polakun se “Pse ju zëvendësoi?”, teksa dukshëm shikohet se ka si të adresuar Allegrin për këtë zëvendësim në minutën e 70-të, ku në vend të Milik hyri Fagioli.

Por në lidhje me këtë temë, vetë trajneri ka theksuar se: “E hoqa Milik, sepse duke vendosur Di Maria ishim në telashe në mesfushë dhe më duhej ta largoja atë ose Vlahovicin. Arek dukej më i lodhur, më pas aktivizova një sulmues shtesë si Kean”.

Ish-sulmuesi i Napolit, protagonist i një super impakti në skuadër që nga ardhja e tij, tha se “me Di Marian folëm dhe këto janë gjëra që mbesin mes nesh”.

Me golin e tij kishte zhbllokuar rezultatin e bardhë qysh herët në favor të Juventusit, por më pas fusha e blertë do të thoshte diçka krejt tjetër.

Të fundit

Prindërimi Danez: Një model ekuilibri dhe lumturie

Danimarka është konsideruar shpesh si një nga shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë dhe kjo lumturi reflektohet...

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen menjëherë banorët

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë...

Asist dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në ndeshjen kundër Empolit

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve...

“Me 11 maj të votojmë ndryshimin”/Berisha nga Hasi: Të ndalojmë shkretimin e trojeve tona

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalimit të tij...

Tom Doshi miting në Dibër: Marrim një mandat, kemi program për të gjitha shtresat

Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kreu i PSD-së, Tom Doshi, tha se socialdemokratët, në këto zgjedhje, do të marrin mandatin e...

Lajme të tjera

Web TV