E trishtë/ I jep fund jetës babai i Indrit Çelajt, teknikut të kondicionerit që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Ngraçan të Mallakastrës ku shtetasi Batjan Çelaj i moshës 63-vjeçare humbi jetën pasi piu fotoksinë.

Ngjarja u bë publike nga policia vetëm ditën e sotme, ku mësohet se janë referuar materialet për vlerësim në prokurori.

Por ngjarja bëhet akoma më e rëndë kur mësohet se i ndjeri ishte babai i Indrit Çelaj, 26-vjeçarit që u vra pas një konflikti banal në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Kjo ngjarje e cila shokoi të gjithë opinionin publik, ndodhi në 22 gusht 2019 ku Indriti u vra nga dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi pas një konflikti për tubin e kondicionerit.

Kujtojmë se Indriti kishte shkuar pranë biznesit të Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve të përmendur më sipër për të kryer disa instalime për kondicionerët. Pas konfliktit banal, Griseldo Kusi qëlloi me një plumb në kokë teknikun 26-vjeçar duke i shaktuar vdekjen. Jo vetëm kaq, por sikur të mos mjaftonte kjo, dy vëllezërit së bashku me dy shokë u përpoqën të fshehin dhe manipulojnë vrasjen.

Gjykata e Tiranës dha vendim për t’i dënuar përkatësisht Griseldo Kusin me 12 vjet burg dhe Albano Kusin me dy vjet burg.

Gjatë asaj kohe Batjan Çelaj u shpreh kështu në lidhje me vrasjen e të birit:

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re.”

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV