“Varfëria arriti kufijtë e mizerjes kur shqiptarët i kthyen wc-të në kuzhina”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Vasil Qesari

Pjesa e gjashtë

Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e ç’gënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit?  Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?!  Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi.  Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!

‘Njeriu kapitali më i çmuar”!

Njeriu është kapitali më i çmuar! “Këtë parullë mund t’a lexosh në shumë kënde të Tiranës. Natyrisht, në sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar, është vështirë t’a shohësh nga afër varfërinë e njerëzve. Përreth, nuk ndesh me fëmijë që lypin apo kërkojnë çamçakëz, me të rinj që tentojnë të blejnë fshehurazi pantallona blu-xhins, gjë që ndodh rëndom në vende të tjera të Lindjes etj…! Jo, të tilla gjëra këtu s’ka! Pranë teje kalojnë vetëm njerëz të hipur mbi biçikleta kineze, burra e gra veshur njëlloj; me të njëjtat pantallona e këmisha, apo vajza të reja që mbajnë funde me të njëjtën gjatësi mbi gjunjë, sikur dikush t’i ketë prerë njëherësh me gërshërë. Ne, nuk mund të shkojmë më tej se sheshi e bulevardi kryesor, aty ku mund të takojmë realisht varfërinë. Kjo gjë është e ndaluar sepse, ne kemi ardhur si turistë në një vend të begatë ku, siç thotë shoku Enver “edhe lopët janë më të bukura se tek ju…”!

Si rrojnë, vallë, ata njerëz mes një një varfërie të tillë? Qysh janë ende gjallë e nuk kanë vdekur nga uria? Ç’fat paskemi patur ne, që lindëm e jetojmë në një vend të begatë, si ky yni…! Pra, të rrojë sa malet Partia, që na ka siguruar gjithçka! Bukën e gojës, dritën elektrike, shkollat për fëmijë…! Natyrisht, propaganda totalitare kish bërë prej vitesh e me shumë sukses punën e saj e, ‘Mendja Popullore Kolektive’ e trullosur plotësisht nga euforia e Lumturisë Imagjinare, nuk arrinte të kuptonte se, ishin pikërisht ata e jo të tjerët, që jetonin në mizerje e varfëri të plotë. Por, shumë nga ata që i përkisnin brezit të vjetër, e që kishin jetuar nenë regjimin e kaluar, arrinin t’i bënin mirë llogaritë.

Por, mungesa kronike e ushqimeve qe vetëm një pjesë e së Keqes. Jeta shqiptare kishte edhe plot vuajtje të tjera. Ndërtimi i socializmit, mbështetur plotësisht në forcat e veta, si edhe ajo fushatë e pafund dhe e përjetshme për të kursyer kurdoherë e në çdo gjë, kish varfëruar në ekstrem jo vetëm jetën e njerëzve, por mbi gjithçka, shpirtin e tyre. Në çdo çast e nga çdo anë, individi i gjorë, kurdo e kudo që ndodhej, merrte pa ndërprerje të njëjtat mesazhe: Kursimi të bëhet metodë jetese për këdo e kudo…! Në shtëpi, në jetën e përditshme, në punë…! Kurseni energjinë elektrike, ujin, qymyrin…! Kurseni pjesët e këmbimit, materialet e importit, karburantet, qymyrin…! Çdo pikë nafte është flori…! Të inkurajohen nismat për përdorimin e kafshëve dhe zëvendësimin e makinerive me anë të tyre…etj.

Por, se mos ishin vetëm këto!

Ndër kalvarët e tjerë të shqiptarëve, qe edhe çështja e strehimit të popullatës urbane. Aso kohe, në propagandë, ai problem kalohej anash e, kur flitej për supermacinë e sistemit socialist, nuk harrohej kurrë mburrja për qiratë e ulëta të banesave. Por, për ç’qira bëhej fjalë? Për ç’banesa…? Mos, ndofta, së pari, do të ishte më mirë të bëhej pyetja: A mund të bënte vaki që, një qytetar shqiptar të kish vallë, një apartament prej 100 m2., siç kishte një qytetar mesatar në perëndim…?! Sepse, në realitet, sipërfaqja e banimit për frymë në Shqipëri, nuk i kalonte të 9 m2. Po, a qe normale që, për shembull, një çift me një fëmijë, të jetonte në 27 m2?  Natyrisht, për shqiptarin e asaj kohe, problemi nuk qëndronte te madhësia e banesave, por thjesht te mundësia për të futur kokën diku. E, ndërkohë, në se dikush, arrinte t’i siguronte ato 27 m2, atëherë ai kish arritur kulmin e lumturisë! Për një çift të sapo martuar, ëndrra për të pasur një dhomë e një kuzhinë, ishte më e madhja e jetës.

Por, odiseja për marrjen me qira nga shteti të një apartamenti, qe pafundësisht e gjatë, e komplikuar e rezultati i saj varej jo më tepër nga urgjenca e ngushticës, se sa nga tarafet, ndërhyrjet, ryshfetet, origjina familjare e politike. Pa to, shanset ishin fare të pakta e, nuk ish çudi, të mbeteshe përjetë i pastrehë. Në rrethana të tilla, çiftet e sapo martuara, ishin të detyruar të jetonin në të njëjtat apartamente me prindërit. Imagjinoni! Ç’jetë mund të bëhej në dy dhoma e një kuzhinë si furriqe, ku banonin 6-8 apo dhe 10-12 frymë?! (Ish atëherë që, shqiptarët, nisën të bëjnë atë, që nuk bëhej në asnjë vend tjetër europian. T’i kthenin WC – të e tyre në vende gatimi dhe kuzhinat, në dhoma gjumi).

…Për më tepër, shqiptarët ishin mësuar edhe me veshje të pakta. Gjithmonë uniforme e të errëta. Për dekada, ato prodhoheshin pa ndryshuar kurrë materialin, modelet e ngjyrat. Prodhimet e cilësisë së mirë e disi estetike, destinoheshin vetëm për ekspozita jubilare propagandistike. Një pjesë që arrinte të hidhej në treg, ish aq e pakët dhe e kërkueshme, sa që mund të sigurohej vetëm me mik. (Kështu, modele të reja këpucësh të prodhuara në fabrikat e Korçës apo Gjirokastrës, s’arrinin kurrë gjer në dyqane. Ato shiteshin gjithmonë, nenë dorë, nga drejtuesit, merceologët e magazinierët e ndërvarjeve tregtare). Por, prodhimi i veshjeve e modeleve të reja, kish të bënte dhe me diçka tjetër. Në kulturën e moralin komunist diskutimi e vlerësimi i shijeve, veshjes e paraqitjes së jashtme estetike jo vetëm s’pëlqehej, por konsiderohej tabu e shihej me sy të keq. Sipas saj, ajo përbënte një temë që nuk bënte pjesë në botën e interesave të njeriut të ri, i cili kish preokupime e detyra të tjera, shumë më të rëndësishme.

I edukuar me mësimet e Partisë, njeriu i ri, duhej t’i përkushtohej vetëm punës, prodhimit, kalitjes e formimit të tij revolucionar. Për të, kujdesi e vlerësimi për veten, veshja, paraqitja e jashtme, ishin fenomene të huaja e egoiste. Ngjyrat e çelta, modelet provokuese, stolitë, dëshira për t’u veshur ndryshe nga të tjerët – të gjitha këto, ishin të panevojshme e të dëmshme për moralin e tij. Për sistemin, kjo lloj logjike, ishte më se e natyrshme. Sepse për të, ndër armiqtë më të mëdhenj, ishin pikërisht edhe individualiteti, ndryshueshmëria, dallimet. Me një fjalë, bazat e lirisë individuale…!

Hedhja e rrallë në treg e artikujve të përdorimit të gjerë, përbente vazhdimisht eveniment. Kështu, për shembull, kur në dyqane dilnin në shitje ato që aso kohe quheshin: këpucë të Gjirokastrës, kanatjere të Pogradecit apo çorape me lule të Korçës, lajmi ç’frynte shumë ditë përpara. Njerëzit lajmëronin njeri-tjetrin, zinin radhë të gjata, shtyheshin, shaheshin e djersitnin që të mund të blinin qoftë edhe nga një palë.

Por, më e komplikuar ishte gjendja, sidomos për të rejat dhe gratë, të cilat nuk arrinin t’i siguronin dot veshjet e tyre të brendshme, sepse ato qenë gjithmonë të pakta e të rralla. Përsa i përket artikujve të tillë si, lines apo produkte të tjerë intimë, ato as që ekzistonin ose, më saktë, nuk njiheshin fare. Pjesa më e madhe e femrave qenë të detyruara t’i sajonin ato vetë, me mënyra e mjete artizanale.

Sapuni i tualetit për fytyrë ishte i vetmi luks kozmetik. Por, dhe ai qe vazhdimisht i të njëjtit tip e prodhohej me pakicë, vetëm në fabrikën e Vlorës (shpesh, me yndyra e esenca të skaduara). Nga ana tjetër, pjesa dërmuese e shqiptarëve vazhdonin të laheshin në mënyrë shumë primitive. (Me ca dushe me vajgur, tepër origjinalë e të prodhuar sipas një “patente” speciale shqiptare. Dushe, të cilët u benë veçanërisht të modës, gjatë viteve ’70-të e që, më tepër se sa ujë të ngrohtë prodhonin tym, blozë e erë tepër të rendë). Ndërsa, kremrat për gra si edhe pasta e dhëmbëve të prodhuara nga Profarma e Tiranës, prej vitesh të cilat s’mbaheshin mend, ishin po ato. Vetëm dy lloje: Gold Ylli. Kurse, për tualetin e burrave, natyrisht, as që mund të bëhej fjalë. Për ta, vazhdonte prej dekadash, rruajtja me brisqe Astra e makina rroje të prodhuara në uzinën Dajti, me të cilat duhej të kishe lëkurë elefanti që të shpëtoje pa u gjakosur. (Në cilin vend tjetër të Europës një brisk roje xhetabël, një sapun luks apo një stilolaps, përbenin dhurata tepër të çmuara e të lakmueshme?). E, për të përfunduar, le të shtojmë dy fjalë: shkuma e konfeksionuar për rroje nenë presion, natyrisht nuk njihej, ndërsa kolonja përdorej tepër rrallë. Zakonisht, në martesa a në raste vdekjesh. Për të parfumuar kufomat dhe arkivolet e të vdekurve…!

Lexo edhe :  Rrëfimi i Elton Ilirjanit: Si i tregova babait në '91-shin se pëlqeja një djalë

Niciativat vetëvrasëse të urisë!

Edhe sot e kësaj dite, nuk më hiqet nga mendja varfëria ekstreme e banorëve të Backës së Skraparit ku, gjatë viteve 1970-‘73, punoja si arsimtar. Fshati ngrihej rrëzë majës së Ostrovicës, në një lartësi rreth 1.800 metra e dimri bënte tepër i ashpër. Backallinjtë, që nga kohëra që s’mbaheshin mend, ishin blegtorë të shkëlqyer. Prodhimet e tufave të tyre me dhen si, qumështi, djathi, gjalpi e leshi, në të kaluarën ishin me nam jo vetëm në pazarin e Korçës, por edhe më tej. Ajo kohë, tashmë, ish tepër e largët për t’u mbajtur mend. Sepse kishin ardhur ditë të vështira e, tani bëhej fjalë vetëm për mbijetesë. Pra, thjesht për të siguruar bukën e gojës.

Përballë shkollës sonë 8-vjeçare ishte dyqani i fshatit. Shpesh, për të kaluar kohën, ulesha në një stol druri, m’u pranë portës së tij. Vëzhgoja njerëzit që hynin e dilnin. Që përtej, nga ngastrat e pakta ku kultivohej vetëm një misër shtatshkurtër e shterp, në kohë dreke, aty vinin shumë kooperativistë. Ende sot, teksa shkruaj këto radhë, më rrëqethet trupi kur kujtoj se, ajo çka ata vinin për të blerë, nuk ishte gjë tjetër veçse një fishek letre me sheqer, të cilin pastaj e tresnin me ujë nëpër tasa plastikë, duke e bërë përshesh me bukë misri. Ajo ishte edhe dreka e tyre…!

Për ato krijesa të mjera, të cilat dikur qenë rritur mes staneve, tufave me bagëti e livadheve plot trëndelina të Ostrovicës, qumështi dhe prodhimet e tij ishin privilegje të harruara. Blegtoria nuk ish më pronë e tyre, por e kooperativës bujqësore. Ose, më saktë, e shtetit. E, ata, qenë të dënuar të jetonin me pak bukë, sheqer e ujë. Mes një urie dhe varfëri rrëqethëse…! Dhjetë vjet pas, aty nga viti 1982, ndodhesha në një zonë jugore të vendit. Po udhëtoja nga Kuçi në Vlorë. Gjatë rrugës, autobusi i linjës u ndal për një pushim të shkurtër, para klub-it të fshatit Brataj. Shumë pasagjerë zbritën për të pirë ujë e ndonjëri kafe. Ndeza një cigare e shkova drejt dyqanit ‘Artikuj të përzier’. Një turmë e madhe njerëzish shtyheshin, shaheshin e bënin zhurmë brenda e jashtë tij. Pyeta një fshatar se ç’kish dalë në shitjeKa ardhur furnizimi me vaj e margarinë, si edhe racioni i vezëve – tha ai.

Radhë për margarinë në fshatrat e Lumit të Vlorës?! O perëndi, po kjo qe çmenduri…! Dhe, ku…? Në një vend me tradita në blegtori? Jo, ky ishte me të vërtetë, kulmi…! Vërtet, në vitin 1982, çmenduria e regjimit pat arritur kulmin. Me një varg orientimesh, urdhëresash e niciativash, shteti e kish privuar

fshatarin shqiptar nga çdo lloj prone minimale. Përveç tufëzimit të bagëtive të imta e të trasha, si dhe heqjen përfundimtare të kopshteve personale ai kish vendosur që fshatari të mos mbante më, as zogj e pula! Në mbarë vendin, këto iniciativa revolucionare vetëvrasëse, e thelluan krizën ekzistuese dhe me tej e, rrjedhimisht, pasojat e urisë ishin edhe më të mëdha.

Jo vetëm në rrethin e Vlorës, për të cilin solla shembullin e mësipërm, por në gjithë Shqipërinë, mishi, vezët, qumështi, djathi, gjalpi e gjiza, gjithë prodhimet blegtorale në përgjithësi, u bënë gjithmonë e më të rralla. Qumështi i pakët, shkonte direkt e në baxho. Pastaj,që andej produktet blegtorale tërhiqeshin nga ndërmarrjet tregtare shtetërore, e treteshin si kripa në ujë. Në vitet që vijuan, kriza e rendë ekonomike dhe eksperimenti shkatërrues i tufëzimit të blegtorisë individuale, e çuan përfundimisht furnizimin e popullit drejt katastrofës.

Një gjendje e tillë urie kombëtare e, njëkohësisht krimi, ndaj popullit, qëndronte edhe në faktin se, një pjesë e mirë e prodhimeve bujqësore e blegtorale, për shkak të kërkesave të vendit për valutë, shkonin drejt eksportit. Ndërtimi me shumicë i serave diellore e atyre me sistem ngrohje, mori përparësi të dukshme. Ngado, shiheshin parulla të mëdha, me fjalët Eksporti çan bllokadën. Fitimet ishin të konsiderueshme sidomos nga kultura e domates, por dhe nga trangujt, barbunjat etj. Aty nga ditët e para të muajit maj, të cilat shënonin edhe fillimin e sezonit të prodhimit të hershëm, puna bëhej shumë intensive.

Në hangarët e ambalazhimit, puna vazhdonte pa ndërprerje, gjer natën vonë. Para tyre, rreshtoheshin e prisnin njeri pas tjetrit kamionë të mëdhenj TIR të cilët pastaj, mbasi ngarkoheshin me mijëra arka domatesh me etiketat Albanischen Erzeugnis, niseshin drejt Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Hungarisë e vendeve të tjera.

Ndërkohë, në tregun e brendshëm, çoheshin sasi fare të pakta domatesh. Natyrisht, me çmime fantastike e jashtë standardit. Edhe prodhimet e para nga fusha, si patatet e hershme, specat, shalqinjtë, preshi, specat etj. ishin të destinuara për eksport. 1982, çmenduria e regjimit pat arritur kulmin. Me një varg orientimesh, urdhëresash e niciativash, shteti e kish privuar fshatarin shqiptar nga çdo lloj prone minimale. Përveç tufëzimit të bagëtive të imta e të trasha, si dhe heqjen përfundimtare të kopshteve personale ai kish vendosur që fshatari të mos mbante më, as zogj e pula (?). Në mbarë vendin, këto iniciativa revolucionare vetëvrasëse, e thelluan krizën ekzistuese dhe me tej e, rrjedhimisht, pasojat e urisë ishin edhe më të mëdha. Në prag të pashkëve ortodokse, në rrugët e sheshet para portit detar, në Skelë të Vlorës, varganë kamionësh ngarkuar me keca e qengja, prisnin radhën për të ngarkuar mallin në anije transporti me destinacion Greqinë. E njëjta gjë ndodhte edhe në ndërmarrjen e peshkimit, e cila çonte çdo javë sasira të konsiderueshme peshku, në Brindizi të Italisë.

Nga ana tjetër, pothuajse tërësisht për eksport punonte edhe kombinati i konservave si edhe ndërmarrja pyjore, e cila eksportonte fazanë, bretkosa, kërmij etj. Në fakt, varfëria ekstreme në vend, pat nisur të rendohej edhe më tepër, veçanërisht mbas prishjes me kinezët. Me ndërprerjen e kredive dhe ndihmave të saj, racionimi i produkteve ushqimore, u bë edhe më restriktiv. Edhe pas fitores së bujshme të prodhimit të bukës në vend,(më së fundi, u hoq dorë nga defterët e dyqaneve të bukës, listat me emra dhe radhët e gjata e të përditshme), hallet e mëdha për shqiptarët nuk kishin të mbaruar.

Për shkak të rrethimit të egër imperialisto-revizionist, Partia vazhdonte të shtrëngonte gjithmonë e më tepër rripin. Populli arrinte të mbijetonte, vetëm në saj të aplikimit rigoroz të sistemit të tollonave. Me anë të tyre, çdo familje qytetare (fshatarët të bënin si të bënin, le ta mbanin frymën gjallë me forcat e tyre), pavarësisht nga numri i anëtarëve të saj, arrinte të blinte nga 1 kg. mish, 1 kg. djathë, 100 gr. gjalpë e 10 kokrra vezë për çdo 15 ditë si edhe 100 gr. kafe në muaj.

Për një periudhë kohe, kafja u zhduk fare nga qarkullimi, me justifikimin e rritjes së çmimit të saj në tregun botëror. Importi u ndërpre e kudo, në shtyp, radio e televizion, nisi një fushatë propagande intensive për të hequr dorë nga përdorimi i saj. Në televizion, bile, u transmetua edhe një cikël emisionesh ku, mjekë të njohur ftoheshin herë pas here në studio, për të tërhequr vëmendjen se, përdorimi i kafesë qe me pasoja të renda për shëndetin e popullit .

Sipas tyre, ajo shkaktonte sëmundje renda të zemrës e prandaj, duhej zëvendësuar me kafe çikoreje ose me çaj mali. Në atë fushatë, u mobilizua veçanërisht organizata e Frontit Demokratik, e cila në mbledhjet me popullin, merrte nisma që, nëpër vakira të hiqej dorë nga zakonet prapanike, të mos përdorej kafeja e rakia si edhe të kufizoheshin harxhimet e ekzagjeruara, si në raste gëzimesh ashtu edhe në hidhërime. Në prag të pashkëve ortodokse, në rrugët e sheshet para portit detar, në Skelë të Vlorës, varganë kamionësh ngarkuar me keca e qengja, prisnin radhën për të ngarkuar mallin në anije transporti me destinacion Greqinë. E njëjta gjë ndodhte edhe në ndërmarrjen e peshkimit, e cila çonte çdo javë sasira të konsiderueshme peshku, në Brindizi të Italisë. Nga ana tjetër, pothuajse tërësisht për eksport punonte edhe Kombinati i Konservave si edhe ndërmarrja pyjore, e cila eksportonte fazanë, bretkosa, kërmij etj. Në fakt, varfëria ekstreme në vend, pat nisur të rendohej edhe më tepër, veçanërisht mbas prishjes me kinezët. Me ndërprerjen e kredive dhe ndihmave të saj, racionimi i produkteve ushqimore, u bë edhe më restriktiv. Edhe pas fitores së bujshme të prodhimit të bukës në vend,(më së fundi, u hoq dorë nga defterët e dyqaneve të bukës, listat me emra dhe radhët e gjata e të përditshme), hallet e mëdha për shqiptarët nuk kishin të mbaruar.

Për shkak të rrethimit të egër imperialisto-revizionist, Partia vazhdonte të shtrëngonte gjithmonë e më tepër rripin. Populli arrinte të mbijetonte, vetëm në saj të aplikimit rigoroz të sistemit të tollonave. Me anë të tyre, çdo familje qytetare (fshatarët të bënin si të bënin, le ta mbanin frymën gjallë me forcat e tyre), pavarësisht nga numri i anëtarëve të saj, arrinte të blinte nga 1 kg. mish, 1 kg. djathë, 100 gr. gjalpë e 10 kokrra vezë për çdo 15 ditë si edhe 100 gr. kafe në muaj.

Për një periudhë kohe, kafja u zhduk fare nga qarkullimi, me justifikimin e rritjes së çmimit të saj në tregun botëror. Importi u ndërpre e kudo, në shtyp, radio e televizion, nisi një fushatë propagande intensive për të hequr dorë nga përdorimi i saj. Në televizion, bile, u transmetua edhe një cikël emisionesh ku, mjekë të njohur ftoheshin herë pas here në studio, për të tërhequr vëmendjen se, përdorimi i kafesë qe me pasoja të renda për shëndetin e popullit .

Sipas tyre, ajo shkaktonte sëmundje renda të zemrës e prandaj, duhej zëvendësuar me kafe çikoreje ose me çaj mali. Në atë fushatë, u mobilizua veçanërisht organizata e Frontit Demokratik, e cila në mbledhjet me popullin, merrte nisma që, nëpër vakira të hiqej dorë nga zakonet prapanike, të mos përdorej kafeja e rakia si edhe të kufizoheshin harxhimet e ekzagjeruara, si në raste gëzimesh ashtu edhe në hidhërime. Megjithatë, në fund të fundit, pa kafé edhe mund të bëhej, por mungesa e qumështit si mund të përballohej? A ishte normale që, fëmijët e vegjël, të mos pinin dot qoftë edhe një gotë qumësht në mëngjes? Në qytete, dyqanet e lagjeve furnizoheshin me 6-7 arka me qumësht, për 2-3 mijë banorë. Të mbuluar me kuverta e batanije, të moshuar, burra e gra, në të ftohtin dhe acarin e dimrit, ngriheshin qysh në orën tre a katër të mëngjesit, për të zënë radhën  para dyqaneve të bulmetit.  Memorie.al

Të fundit

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Lajme të tjera

Web TV