VIDEO/ Nisin sërish kritikat ndaj Ronaldos, injoroi fansen pas ndeshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo refuzoi kërkesën e një fanseje (që në fakt ishte pjesë e stafit mjekësor të urgjencës në stadium) për një foto gjatë fitores 2-0 të Manchester United në “Europa League”, kundër Sheriff Tiraspol në Moldavi, të enjten në mbrëmje.

Portugezi shënoi golin e tij të parë këtë sezon për të përfunduar një seri prej shtatë ndeshjesh pa e gjetur rrugën e rrjetës. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka duruar një fillim të vështirë të sezonit nën drejtimin e Erik ten Hag, duke i filluar katër ndeshjet e fundit të “Djajve të Kuq” në Premier League nga stoli.

Megjithatë, Ronaldo shfrytëzoi mundësinë e tij të enjten në mbrëmje duke kthyer në gol penalltinë në pjesën e parë.

Teksa po hynte në tunelin e stadiumit, Ronaldo iu afrua një fanse, e cila duket qartë se kërkoi të bënte një foto me të. Kapiteni i Portugalisë tundi krahun në drejtim të fanses për t’i bërë të ditur se nuk ishte koha apo vendi për një “selfie”.

Ronaldo kishte të drejtë të refuzonte foton, pasi futbollistët zakonisht nuk ndërveprojnë me tifozët gjatë ndeshjeve. Sulmuesi veteran mund të akuzohet për mungesë respekti ndaj kundërshtarëve moldavë, meqë nuk pranoi të bënte foton në atë kohë.

Megjithatë, Ronaldo është kritikuar nga fansat në rrjetet sociale për qëndrimin e tij shpërfillës ndaj fanses, pasi shumë besojnë se gjesti që bëri me krahun e tij ishte i pasjellshëm.

Pavarësisht incidentit, Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës e lanë Moldavinë të lumtur, pasi morën fitoren e tyre të parë evropiane të sezonit. “Djajtë e Kuq” humbën 1-0 ndaj Real Sociedad në “Old Trafford”, në ndeshjen hapëse të “Europa League”, javën e kaluar.

Lexo edhe :  Mediat italiane “kryqëzojnë” Asllanin ndaj Milanit, largimi i sigurt në fund të sezonit

https://youtube.com/shorts/gHINw8lkKOo?feature=share

Të fundit

KQZ teston sot pajisjet e votimit elektronik/Ja si duhet të veprojnë zgjedhësit në 11 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet PEVN, të cilët shërbejnë për votimin dhe numërimin elektronik të...

PAMJE virale/ Peshkatarët shpëtojnë delet që ranë në det nga një anije e mbytur

Peshkatarët në Jemen kryen një operacion shpëtimi prekës pasi një anije që transportonte dele u përmbys në brigjet e Adenit. Në vendngjarje mbizotëroi paniku, ndërsa qindra kafshë...

Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)

Kanë kaluar shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës. Prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar,...

Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram. Tatum u pa duke e puthur Williams...

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV