Protesta e pedagogëve dhe profesorëve, Rama: Disa nuk meritojnë as rrogën që kanë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot dhe për protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje pagash.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët online, Rama tha se qeveria ka gati një paketë mbështetje për universitetin, ku këtu përfshihet dhe rritja e pagave për pedagogët.

Por nga ana tjetër ai ka kritikuar protestën në një kohë krize, duke thënë se më mirëkuptues janë pensionistët në këtë kohë, se sa pedagogët.

“Është momenti për ta përsëritur që me forcë e ultimatume mua e kësaj qeverie nuk i merret gjë. Aq më tepër që me pedagogët kemi një tryezë të hapur që do mbahet besoj nga tetori. Do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një paketë mbështetje për universitetin. Sigurisht që kjo do të përfshijë dhe një rritje pagash. Por këto daljet me kërcënime për greva, nuk e di se si janë këto në një kohë krize. Janë shumë më mirëkuptues pensionistët se sa disa që nuk e di nëse meritojnë rrogën që kanë. Po them për disa që bërtasin më shumë se të gjithë.”

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV