Veliaj informon Kongresin amerikan mbi sulmet kibernetike të Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roli i Shqipërisë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurisë por dhe zhvillimet më të fundit të ndodhura në vendin tonë, sidomos sulmet kibernetike të Iranit, ishin temat kryesore të takimeve në ditën e tretë të vizitës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Shtetet e Bashkuara.

Veliaj ka takuar Senatorin e Texasit, John Cornyn, si dhe kongresmenet Carolyn Maloney dhe Elissa Slotkin, me të cilët ka biseduar lidhur me sfidat e përbashkëta tanimë të sigurisë por dhe për të tjera çështje për të cilat vendi ynë ka mbështetjen e aleatëve të SHBA.

“Kemi pasur tre ditë intensive në Uashington, ku theksi është te Shqipëria dhe avancimi që ka bërë në shumë fusha, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe si një anëtare shumë dinjitoze e NATO-s.  Gjithashtu ka patur vlerësime për qeverinë e Edi Ramës edhe për mënyrën sesi Shqipëria ka drejtuar të gjithë punën në Këshillin e Sigurimit kur ka pasur Presidencën, ose si një nga anëtaret më aktive, qoftë në çështje të Ukrainës, të Afganistanit, apo edhe në marrëdhëniet që ka pasur me opozitën iraniane që është në Tiranë,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj tha se nga aleatët tanë u vlerësua fakti se pavarësisht rrezikut për sulme, Shqipëria i hapi dyert për të ndihmuar popuj dhe komunitete në nevojë.

“Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga senatorët dhe kongresmenët për të kuptuar çfarë dëmi dhe problematikash pati Shqipëria nga sulmi kibernetik. Më vjen mirë që të raportoj që jo vetëm qeveria dhe kryeministri ynë, por në fakt e gjithë popullata u solidarizua për të ruajtur dinjitetin e asaj që është virtyt shqiptar, të mbrojtjes së atyre që janë në rrezik, të qenit një vend i hapur, të ofrimit edhe të hapjes së derës së shtëpisë për ata që janë në nevojë. Kurrsesi kjo situatë nuk u kthye në një mënyrë për të argumentuar se Shqipëria duhet të mbyllet dhe nuk duhet të kryejë detyrimet dhe angazhimet e saj në momentin që sulmohet,” u shpreh ai.

Lexo edhe :  Vala ekstreme e të nxehtit djeg Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Kreu i Bashkisë siguroi se ka marrë garancinë edhe vetë personalisht nga Shtetet e Bashkuara se nuk do të mungojë kurrë mbështetja dhe ndihma ndaj vendit tonë.

“Jam shpresëplotë që shumë prej takimeve do të materializohen në një ndihmë shtesë për mënyrën sesi Shqipëria mund të mbrohet më shumë. Jam i sigurt që qeverisë sonë, kryeministrit tonë, nuk do t’i mungojë ndihma nga një aleat ideal si SHBA, që në fakt e kanë marrë shumë seriozisht dhe ka qenë ndoshta një nga pikat më të diskutuara në takimet tona, mënyra sesi Shqipëria e përballoi atë sulm mbi sistemet tona elektronike. Më e keqja ka kaluar, por besoj që me mbështetjen e SHBA që nuk do të mungojë ndaj kryeministrit dhe qeverisë, sigurohemi që në të ardhmen ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të përballuar sulme të tilla dhe për t’i zmbrapsur,” përfundoi ai.

Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney, kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikan.

Të fundit

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë...

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë nga një urë 10 metra...

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro. Sipas burimeve të besueshme, si Majin Bu,...

Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë/20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit

Rreth 20,000 kërkues azili kanë kaluar Kanalin e La Manshit me anije të vogla që nga 1 janari dhe kanë mbërritur në Britani, duke...

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Prodhuesi turk i dronëve Baykar ka njoftuar përfundimin e blerjes së kompanisë italiane të hapësirës ajrore Piaggio Aerospace, sipas një deklarate zyrtare nga Ministria...

Lajme të tjera

Web TV