Macron si Rama, i ndryshon emrin partisë, nga sot do të quhet “Rilindja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke pasur parasysh pamundësinë e Macron për të rikandiduar në 2027 për një mandat të tretë, ai duket se po krijon kushtet për një kandidaturë të re.

Kështu, partia e presidentit francez ka ndryshuar emër. Nga sot e tutje ajo do të quhet “Rilindja”.

Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.

“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presdenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave.

Statuti i ri i partisë presidenciale, e cila pretendon 400,000 anëtarë, duhet të parashikojë anëtarësim me pagesë, ndërsa sekretari i përgjithshëm me siguri do të zgjidhet Stéphane Séjourné, president i grupit parlamentar dhe një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Macron.

Emmanuel Macron do të jetë kryetar i “Rilindjes”.

 

 

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV