Vjosa Osmani bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II, e cila u nda nga jeta në 8 shtator.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës.

“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në shtetin e saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër. Bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani njoftoi më parë se është ftuar të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.

Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator, në Balmoral, në moshën 96-vjeçare. Sot është dita e fundit e homazheve dhe ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës për në banesën e fundit.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV