Gjendet zemra e Saimir Sulës, por familja dhe prokuroria nuk e tërheqin! Duam garanci…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Teksa kanë kaluar mbi dy vite nga vdekja e 33-vjeçarit Saimir Sula në Spanjë dhe transportimi i tij pa zemër drejt Shqipërisë, ka detyruar prokurorinë e Tiranës, të nisë një letërporosi të dytë në drejtim të autoriteteve të Drejtësisë Spanjolle.

Ndryshe nga letërporosia e parë ku prokuroria kërkonte përmbushjen e 10 detyrave, këtë herë akuza e kryeqytetit, i ka kërkuar spanjollëve që zemra e Saimir Sulës, ti nënshtrohet një analize ADN-je.

Kjo lëvizje e prokurorisë, vjen pas një kërkese të bërë nga vetë familjarët e Saimir Sulës, të cilët kanë ngritur dyshime se zemra që mbahet në spitalin “Hospital Del Mar, mund të mos jetë e Saimir Sulës.

Autoritet Spanjolle kanë konfirmuar se zemra e pacientit Sula që ndëroi jetë në muajin Maj 2020, ndodhet në një nga laboratorët e spitalit.

Por deri në këtë fazë, ky organ nuk është tërhequr zyrtarisht nga prokuroria shqiptare por edhe nga vetë familjarët e viktimës, të cilët duan të binden plotësisht se zemra i përket djalit të tyre Saimir Sula.

Pa u njohur me rezultat e analizës së ADN-së, autoritet Shqiptare s’mund të tërheqin zemrën nga spitali i Barcelonës. Rezulton se për këtë çështje, ku një shqiptar i vdekur në Spanjë erdhi në Shqipëri pa zemrën në trup, prokuroria e Tiranës në 9 dhjetor 2020, rregjistroi një hetim.

Dosja me Nr.6607 është rregjistruar për akuzën e “Shit-Blerjes së paligjshme të organeve”.

Mësohet se kjo çështje është bërë problem diplomatik, pasi një muaj më parë Ambasada Spanjolle në Tiranë, ka kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në Shqipër. Kërkesa për tu informuar ka ardhur pak ditë, para se në Shqipëri të mbërinte në muajin Gusht 2022 kryeministri Spanjoll, Pedro Sanchez.

Lexo edhe :  Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin “Hospital Del Mar” në Barcelonë Spanjë. Saimir Sula së bashku me motrën e tij, Majlindën, jetonin në këtë qytet prej vitesh.

Në dosjen hetimore sqarohet se Saimiri vuante nga probleme mendore pasi kishte halucinacione dhe ishte një përdorues droge. Pasditen e 8 majit 2020, Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital.

Atje i verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital.

Teksa qëndronte në spital, ai i ka shkruar motrës mesazhe si: “…Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes…”.

Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, mjekët i komunikuan se vëllai i saj kishte ndëruar jetë.

Familja ka sjellë trupin e pajetë në Tiranë, për ti bërë ceremoninë e varrimit, por ka konstatuar se 33-vjeçari kishte ndërhyrje kirurgjikale në gjoks.

Pas autopsisë së bërë, u konstatua se në trupin e tij mungonte organi jetësor i zemrës.

Të fundit

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi...

“Politika e imigracionit”/ Gjermania kufizon bashkimin familjar për refugjatët

Gjermania ka vendosur të kufizojë ribashkimin familjar për refugjatët.  Ligjvënësit ranë dakord të pezullojnë të drejtat e ribashkimit familjar për refugjatët pa status azili,...

Si ndodhi që ‘Trumpistët’ shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Kreshnik Spahiu Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të ishte Berisha kryeministër. Të jesh kundër...

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas...

Akuzohet për korrupsion, Gjykata në Izrael refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald...

Lajme të tjera

Web TV