I martuar prej dy dekadash/ Enrique Iglesias puth në buzë fansen në Las Vegas (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enrique Iglesias habiti ndjekësit pasi shpërndau një video ku puthte një fanse në Las Vegas të premten në mbrëmje.

Enrique e kapi fansen nga beli dhe e lejoi që ajo të bënte disa selfie, por pak më vonë artisti guxoi duke e puthur vajzën.

Këtë moment ai e ndau me 17.1 milionë ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, duke shkruar se ngjarja ndodhi të premten në Las Vegas. 47-vjeçari është i martuar me 41-vjeçaren Anna Kournikova prej më shumë se dy dekadash.

Fansat komentuan të shqetësuar se videoja nuk do i pëlqente gruas së këngëtarit latin.  “A nuk do të mërzitet gruaja jote?”; “Si e lejon Ana këtë”; O Zot, ai është i martuar”; “Jam i sigurt që gruaja jote nuk do të jetë e lumtur me këtë”, janë disa nga komentet.

 

Enrique u martua me Anna-n në vitin 2001 dhe çifti ka tre fëmijë: binjakët Nicholas dhe Lucy, , dhe vajzën dy vjeçe Mary.

Enrique së fundmi zbuloi se fëmijët e tij kanë parë videoklipin ku ai u takua me nënën e tyre Anna.

Artisti dhe ylli i tenisit u prezantuan ndërsa punonin në videoklipin e Escape të Enrique-s në vitin 2001.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV