Nations League/ Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi dalin në konferencën e parë për shtyp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Durrës në kuadër të dy ndeshjeve të shtatorit, më 24 ndaj Izraelit në transfertë dhe 27 shtator ndaj Islandës në Tiranë.

Në konferencën e parë për shtyp folën Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi. Të dy futbollistët pranuan se këto sfida janë vendimtare, ndërsa premtuan se do të japin maksimumin, por nganjëherë duhet edhe pak fat.

Arlind Ajeti

Izraeli – Janë ndeshje vendimtare dhe nuk kemi filluar stërvitjen, sapo jemi bashkuar. Kemi kohë për t’u përgatitur, do bëjmë maksimumin.

Rikthimi – Lojtarët janë të rinj, për mua s’ka rëndësi. Është kënaqësi të jesh me Kombëtaren, sa herë jam i ftuar jam i kënaqur.

E prisnit ftesën? Kam luajtur katër ndeshje të plota në Itali, nuk mund të them a e prisja ftesën. Kam objektiv të jem në ekip, unë jam gati të jem këtu dhe këtë e vendos trajneri.

Dëmtimet – Kemi lojtarë me kualitet jashtë, unë do jap maksimumin. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.

Ndryshimi mes këtij ekipi dhe atij të 2016 – Mundohem të jap më të mirën, sin ë 2016. Kualiteti është i lartë, ka cilësi sepse lojtarët janë në ekipe të mëdha. Duam suksesin si në 2016.

Fati – Futbolli është edhe fat, duhet momenti dhe vendi i duhur. Fatkeqësisht kemi dëmtime dhe me këtë ekip do bëjmë më të mirën.

Dy fitore për kreun, sa janë mundësitë? Kemi kundërshtar të fortë. Të përgatisim mirë Izraelin për tri pikët, të shohim.

Taulant Seferi

Dëmtimet – Ky grup duhet të jetë bashkë, këto mungesa janë me peshë. Na mërzisin shumë që nuk janë, uroj të kthehen sa më parë. Janë ndeshje finale, maksimumin duhet të marrim në këto ndeshje.

Lexo edhe :  Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Atmosfera – Padyshim është e mirë, jemi çuna të mirë dhe rrimë bashkë. Në futboll kjo ka rëndësi, duam që kjo lidhje të na ndihmojë edhe në fushë.

Minutat në sulm – Kur duhet të fitosh, duhen golat. Sulmuesit janë në formë, uroj që ai që luan të bëjë gola për pikët.

Partneri i sulmit – Ndihem mirë nëse luaj, nuk ka rëndësi me kë. Këtë e vendos trajneri. Këto janë finale, ai që luan të bëjë më të mirën sepse bashkë do marrim atë që duam.

Sulmi me 3? Nuk mund të them gjë për formacionin, Izraeli është i fortë dhe agresiv në fushën e saj. Të gjejmë pikat e dobëta dhe t’i sulmojmë. Nëse nuk marrim gjashtë pikë do zhgënjehmi, duam maksimumin për kreun. Shpresoj dhe kam besim se do ia dalim. Të mendojmë për Izraelin dhe më pas për Islandën.

Aventura në Ukrainë – Në media është bërë e madhe, gjithçka është normale. Luajmë në tre qytete dhe nuk kemi rrezik. Shokët e skuadrës dinë ca fjalë shqip, kanë luajtur te Vorskla edhe Curri me Dallkun”, tha Seferi.

https://youtu.be/b0ioqLjCEUE

Të fundit

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Lajme të tjera

Web TV