Qytetarët vendosën bust të mbretëreshës mes të Kukësit, bashkia e heq me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Londër e sotmja do të jetë një ditë e rëndësishme pasi zhvillohet funerali i Mbretëreshës Elisabeth II, duke mbyllur kështu një epokë.

Marrë shkak nga kjo ditë dikush në Kukës ka zgjedhur që të vendosë në sheshin kryesor të qytetit një punim gipsi, si një bust për Mbretëreshën por që në fakt pak i ngjan monarkes më jetëgjatë në Britaninë e Madhe. Punimi dukej i dobët, pa ndonjë ngjashmëri me Mbretëreshën, sigurisht i padenjë për të respektuar një figurë të tillë botërore.

Nuk dihet kush ka qenë ideator dhe realizues i kësaj vepre ndërkohë që vetëm pak minuta ka qëndruar në shesh pasi punonjës të bashkisë e kanë hequr me shpejtësi. Kujtojmë se pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës ka qenë Bashkia e Hasit ajo që ka shprehur dëshirën për të vendosur një bust për nder të Elisabeth II por që pritet miratimi nga ambasada britanike.

Të fundit

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje...

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Lajme të tjera

Web TV