E bujshme/ Barcelona kërkon transferimin e sulmuesit të Real Madrid-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marco Asensio i skadon kontrata me Real Madridin dhe Barcelona do të ishte gjithashtu ndër pretendentët e mundshëm për të marrë shërbimet e sulmuesit  spanjoll.

Gazeta “Mundo Deportivo” raporton se Asensio, i cili mund të nënshkruajë falas për çdo ekip në qershor 2023, pëlqehet shumë në “Camp Nou” për moshën, cilësinë dhe shkathtësinë e tij.

Kjo hipotezë ngrihet jo vetëm në Spanjë, por edhe në shtypin britanik, ku “Daily Mail” dhe “The Sun” i bëjnë jehonë të ardhmes së ish-lojtarit të Mallorca: “Barcelona po përgatit një lëvizje tronditëse për yllin e Real Madridit, Marco Asensio, pasi skuadra e Xavi Hernández ka ndërmend të vazhdojë shpenzimet në përpjekje për t’u kthyer në elitën e Evropës, pavarësisht vështirësive të saj financiare”.

Asensio është 26 vjeç dhe ka shënuar 50 gola në 239 ndeshje të luajtura për Real Madridin.

Të fundit

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës...

Negociatat Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila...

Një çast gjykimi ka ardhur: jo vetëm për Netanyahu-n, por edhe për mbështetësit e tij

Nga Owen Jones Sulmi i rinovuar i Izraelit mbi Gazën ka nxitur dënim ndërkombëtar, por shumë nga ata që po e kritikojnë sot, do të...

Sorkadhet e Parkut Kombëtar të Tirënës në mëshirë të fatit

Nga Sefer Pasha U bënë dy muaj që tre - katër sorkadhe u dalin përpara qytetarëve. Ato lëvizin në udhët e Parkut Kombëtar të Tiranës....

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV