Roberto Mancini i shqetësuar: “Italia është në krizë për sulmues”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ndeshje të fundit për të mbyllur grupin e Ligës së Kombeve dhe për të harruar zhgënjimin e Botërorit.

Italia e Roberto Mancini-t do të rikthehet në “pistë” në “San Siro”, të premten (23 shtator) kundër Anglisë dhe më pas të hënën (26 shtator), në Budapest me Hungarinë.

Trajneri “Azurr” do të shfrytëzojë këto dy ndeshje për të bërë ndonjë eksperiment të ri taktik, duke qenë se 4-3-3 me të cilin fituan Europianin nuk funksionon më. Ideja është ajo e një 3-5-2, jo për faktin se ka shumë mesfushorë të zotë dhe kërkon sa më shumë të tillë në fushë, por sepse gjetja e golit është problemi më i madh i të kaltërve.

Vetë Mancini nuk nguron të lëshojë alarmin:

“Në këto dy ndeshje ndoshta mund të provoj diçka të re, edhe pse shumë lojtarë të rëndësishëm si Spinazzola apo edhe Verrati që më kërkuan të mos vinin për arsye dëmtimi i lashë në shtëpi.

Në rastin tonë nuk mendoj se është më shumë një çështje taktike, por gjetja e golit. Jemi në krizë për sulmues dhe ky nuk është një problem i vogël për Italinë.

Shihni, i vetmi që luan rregullisht është Imobile. Raspadori kaloi te Napoli dhe besoj se do të rritet, ndërsa Insigne është larg, mes Canada dhe Amerikës.

Do ta kisha ftuar, por pas dramës familjare që po përjeton (bashkëshortja humbi fëmijën) mendova ta lë pranë njerëzve të tij të dashur”, u shpreh dje Mancini.

Të fundit

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV