Ekipi i NATO-s në Shqipëri për sulmet kibernetike, zyrtari: Do ju ndihmojmë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmeve kibernetike nga Irani që kanë goditur Shqipërinë në javët e fundit, NATO ka sjellë në Tiranë një ekip për të rritur sigurinë e sistemeve të brendshme.

Ministri Peleshi dhe zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai kanë dalë në një konferencë mbi situatën kibernetike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Appathurai tha se Shqipëria nuk është i vetëm përballë këtij sulmi.

Në një deklaratë për shtyp me zv/sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nuk janë prekur nga sulmi për shkak se janë të shkëputura nga rrjeti i përgjithshëm i komunikimit dhe informacionit.

Ndërsa, zyrtari i NATO-s tha se ai dhe ekipi i tij erdhën në Tiranë për të parë nga afër situatën si edhe për të bërë një koordinim më të mirë për të ndihmuar vendin tonë.

“Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe sigurisht e mbështesin atë në këtë drejtim. Ky është dhe mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i dha kryeministrit Rama në takimin e kaluar. Sigurisht doja të theksoja dhe përpjeket e shumta që ka bërë shteti shqiptar duke nisur nga qeveria deri poshtë te niveli i ulët për të përballuar këto sulmë që janë bërë. Sigurisht ndihma ka ardhur nga NATO, ka ardhur në nivel teknik nga vende të ndryshme të NATO-s, por edhe në nivelin individual nga struktura të ndryshme. Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë”, u shpreh z. Appathurai, duke theksuar edhe një herë për mbrojtjen e Aleancës në këtë betejë.

Lexo edhe :  “Travel and Tour World”/ Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike

Ekipi i NATO-s do të takohet edhe me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, si dhe me përfaqësues të AKSHI-t.

 

 

 

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV