PS-PD dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit: Më në fund drejtësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë konfirmuar sot konsensusin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Të dyja palët kanë miratuar në parim propozimin e socialistëve për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, që do të mundësojë të vendosen në sitë të gjithë politikanët që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për  “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

PS prezantoi projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

“Pavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ. Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet. E dyta dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ai regjim, ende ka shumë dritëhije, ende ka të pasakta informacione, ende ka të vërteta që rrëzohen dhe opinioni do duhet të informohet në mënyrë profesioniste, të vërtetë, mbi atë që ndodh për personazhe të ndryshëm që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë”, tha Bushka.

Lexo edhe :  Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj tha se ka ardhur koha që të punojnë të gjithë bashkë për këtë çështje.

“Ka ardhur koha që të jemi të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më atë që zoti Alibeaj tha që mund të jenë përdorur për shantazh. Nuk është në nderin e deputetëve që të fshihen pas klauzolave të tilla. Ka ardhur koha që të jemi të gjithë bashkë për heqjen e paragrafit katër të ligjit.

Ligji për autoritetin e dosjeve i është nënshtruar vetëm njëherë ndryshimit, do ta shihja të gjykonim qoftë ndryshimit të bërë nga zoti Alibeaj. Autoriteti do ta thotë vetë. (…) Dakord në parim”, tha Felaj.

Të fundit

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Zjarri në Hoshtimë, digjen varrezat e fshatit, FNSH dhe zjarrfikësit evakuojnë banorët

Alarmante paraqitet situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ku pasditen e kësaj të diele u aktivizua një vatër zjarri. Prej orësh tanimë, zjarrfikësit janë duke...

Lajme të tjera

Web TV