Rama në Asamblenë e OKB-së, pse u shkëputën marrëdhëniet me Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takimin që zhvilloi sot me krerë të shteteve dhe qeverive, Rama doli për sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë, ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit, përfundim ky i arritur pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.

Për këtë, arsye shpjegoi kryeministri, u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Kryeministri tha ndër të tjera se i gjithë rajoni po përballet me sulme të kësaj natyre, përfshi këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Rama ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës, ndërsa sa i takon diskutimeve mbi krizën energjetike në shkallë globale, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.

Të fundit

Kurti: Dënojmë sulmet në Gaza

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se Serbia po vijon përpjekjet për destabilizim të Kosovës. Ai tha se institucionet...

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë kaq keq që nga viti 2008

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë...

Oferta e radhës e Inter për Lookman, Atalanata kthen përgjigje për sulmuesin nigerian

Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lookman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një ofertë që zikaltrit e Milanos...

U martua në Theth, kush është këngëtari që Edi Rama e promovoi sot

Mesditën e kësaj të premte në rrjetin e tij social “Facebook” kreu i qeverisë erdhi sërish me pamje nga Thethi, por jo si ato...

Brazili i del kundër Trump-it: Tarifat i ke politike, jo ekonomike

Qeveria e Brazilit u ka bërë të ditur gazetarëve se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të...

Lajme të tjera

Web TV