NASA paralajmëron/ Një gjë e rrallë do t’i afrohet sonte Tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA ka paralajmëruar se një asteroid i quajtur Asteroid 2022 ST1 I është drejtuar Tokës dhe pritet që të kalojë afër planetit tonë në mbrëmjen e sotme (22 shtator).

Shpejtësia e këtij asteroidi është marramendëse pasi po udhëton me një shpejtësi prej 48,708 kilometra në orë.

Asteroidi do të vijë shumë pranë, në një distancë prej 1.5 milionë kilometrash, ose 0.010668 njësi astronomike. Një njësi astronomike është e barabartë me distancën mesatare mes Tokës dhe Diellit, pra 149,597,870.7 kilometra.

Asteroidi 2022 ST1 është pjesë e grupit të asteroidëve Apollo. ‘The Sky’ raporton se këtij asteroidi i duhen pothuajse 976 ditë për të përfunduar një orbitë të Diellit, gjatë së cilës distanca më e largët nga Dielli është 454 milionë kilometra dhe distanca më e afërt është 122 milionë kilometra.

Së fundmi anija kozmike DART ka marrë një pamje të këtij asteroidi në Dymos. Sipas NASA-s DART do të përplaset qëllimisht në Dimorphos, hënën asteroide të Didymos, më 26 shtator, ndërkohë që asteroid nuk përbën kërcënim për Tokën.

Kjo ngjarje përbën testimin e parë në botë të teknikës së ndikimit kinetik, duke përdorur një anije kozmike për të devijuar një asteroid për mbrojtjen planetare.”

Duke përdorur vëzhgimet e bëra çdo pesë orë, ekipi DART do të ekzekutojë tre manovra korrigjimi të trajektores gjatë tre javëve të ardhshme, secila prej të cilave do të zvogëlojë më tej kufirin e gabimit për trajektoren e kërkuar të anijes kozmike për t’u përplasur./Burimi: Tech.hindustantimes.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV