Arabia Saudite do të dërgojë në Hapësirë astronauten e parë grua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arabia Saudite ka nisur programin e astronautëve dhe udhëtimi i parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në vitin 2023 është planifikuar të dërgohet një astronaute grua. Kjo është shumë e e papritur për këtë vend konservator islamik, ku deri në vitin 2018 grave u ndalohej të drejtonin makina. Nëse kjo ndodh, ajo do të jetë astronautja e parë grua nga bota arabe.

Misioni do të kryhet në bashkëpunim me kompaninë amerikane Axiom Space dhe nga anija kozmike e një kompanie tjetër amerikane, Space X. Astronautes do t’i bashkohet një tjetër astronaut saudit dhe dy amerikanë si pjesë e misionit të dytë privat të Axiom në ISS në fillim të vitit të ardhshëm, sipas Reuters.

“Hapësira i përket gjithë njerëzimit dhe kjo është një nga arsyet pse Axiom Space është e kënaqur të fillojë një partneritet të ri me Komisionin e Hapësirës Saudite për të trajnuar dhe dërguar astronautët sauditë në hapësirë, duke përfshirë edhe gruan e parë ”, tha presidenti dhe CEO i kompanisë, Michael Suffredini.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV