Arrestohet një mjek te Spitali i Traumës, kapet duke marrë 20 mijë lekë! (Video)

Arrestohet mjeku reanimator Fitim Marku tek Spitali i Traumës.

Mjeku është prangosur brenda në spital pasi është kapur duke marrë 20 mijë lekë për të ofruar shërbimin ndaj një pacienti.

Për mjekun Fitim Marku kishte pasur shumë denoncime se merrte para dhe kjo ka bërë që policia ta monitoronte deri në momentin e prangosjes.

Në spital është futur si pacient një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.