Kërkesat e pedagogëve/ Kushi zbardh diskutimet: Rritja e pagave, në bazë të performancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar detaje nga takimi me pedagogët, i zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi”, shprehet ndër të tjera ministrja.

Publikimi i plotë i ministres Evis Kushi:

Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre.

Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

– mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

– rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;

– rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;

– rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;

– si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës.

Të fundit

Pas horizontit jeta vazhdon/ E Premtja e Zezë dhe Pashkët

Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve...

LAJM I MIRË! Miratohet vendimi i ri për punonjësit e policisë, detajet

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar sot vendimi për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kompensimin e menjëhershëm financiar, në rast...

Topalli godet fort: Vota po blihet nga jashtë, kush fshihet pas skemës

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli ka denoncuar se familjarët e emigrantëve në Shqipëri po presionohen me vendin e punës. Ish-kryeparlamentarja theksoi se...

Atentati në Tiranë/ Dy fëmijë të mitur në gjendje të rëndë, ja si raportohet gjendja

Një i vrarë në Lezhë dhe katër të plagosur në Tiranë ishte bilanci i dy atentateve mbrëmjen e djshme. Në Lezhë u vra 64-vjeçari...

‘Evropa’ vjen në Lezhë, Rama publikon pamjet e spitalit të ri modern

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i spitalit rajonal të Lezhës, teksa thotë se do të shndërrohet në një qendër të standarteve...

Lajme të tjera

Web TV