Sot korrupsioni u bë me TURP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Nami sot, polici e madhe tek Ushtaraku, RENEA, Operacionale e Tiranës dhe çdo lloj kodoshi tjetër u ndodh me kamera live, u ndodh tek spitali Ushtarak.

Një mjek i kishte marë 200 mijë lekë të vjetra, një agjenti policie i natyralizuar si pacient. Goditja e ketij fenomeni kryqëzoi në mes korrupsionin në organet e institucioneve publike.

Mjeku u ndëshkua dhe as kredinë nuk ja lanë për ta paguar.

Situata është në lartësinë e duhur, për aq kohë sa një tufë policësh bëjnë dhe ‘hit-parade’ me kamera për ta reklamuar se goditja me metoda proactive ishte në lartësinë e duhur.

Personalisht më la një boshllëk nga mënyra se si e shitën.

Ishte njësoj siç shiste SPAK-u nja dy vite, në çdo analizë 6 mujore dhe 1 vjeçare, numrin e lartë të statistikave të goditjes dhe dënimit të fenomenit të korrupsionit nga 500 lekë deri në 5000 lekë tek policët rrugorë.

Sot u kap një cironkë!

Kur do vijë njëherë ajo ditë që kjo skuadra e sotme dhe ai agjente i infiltruar të dali me këtë regjinë e filmit, nga Kryeministria, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministritë e tjera, prokuroria, gjykata dhe Bashkia e Tiranës.

“…Kur do kemi ndonjë dasëm…ti bie njëherë kësaj virane…”-tha Kadri Roshi.

Të fundit

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se...

Franco Nero, në “Roma Elastica” – një homazh për Fellinin

I veshur me një kapelë dhe shall që i përkasin stilit të vetë Federico Fellinit, Franco Nero sapo ka përfunduar një rol të shkurtër...

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga...

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, atje ku mbahet këtë të enjte “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Një nga forumet...

Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës, komandohet Gentian Berberi

Gentian Berberi është komanduar drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimeve të krerëve. Ai aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Kukësit. Policia...

Lajme të tjera

Web TV