Dita e ndeshjes/ Shqipëria e gjitha në sulm ndaj Izraelit, ja formacioni që pritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të luajë sonte ndaj Izraelit, në fushën e këtij të fundit. Kjo është ndeshja e parafundit e këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Sikurse dihet, kërkohet fitorja, si i vetmi rezultat që vlen pastaj edhe për sfidën përmbyllëse ndaj Islanës në “Arena Kombëtare”, tri ditë më pas.

E thënë ndryshe, kuqezinjve iu nevojiten 6 pikë në këto dy ekliminatore për ta mbyllur të parët në grup dhe rrjedhimisht për t’u shortuar nga një pozicion më preferencial në fushatën kualifikuese të “Euro 2024”.

Trajneri Edy Reja iu ka dhënë fund dilemave për formacionin, kësaj here edhe duke ndryshuar modul. Në fakt, dyzimet më të mëdha kanë qenë për Asllanin dhe Uzunin. I pari ka luajtur pak me Interin, ndërsa beratasi ka një lëndim.

Sidoqoftë, 20-vjeçari duket se e ka kaluar “klasën” dhe pritet të jetë pjesë e mesfushës kuqezi nga fillimi, ndërsa Uzuni në stol. Për t’u riformatuar është mbrojtja, nisur nga mungesat e Kumbullës dhe Gjimshitit.

Duhet përmendur se kësaj here trajneri Reja do të ndryshojë skemë, duke kaluar nga mbrotja me tre në atë me katër lojtarë. Hysaj, Veseli, Ismajli dhe Balliu do të rreshtohen para Etrit Berishës.

Ndërkohë, mesfusha do të ketë në vijë të dejtë treshen Abrashi, Gjasula dhe Asllani.

Pak më i avancuar, por pjesë e këtij reparti, do të luajë Bajrami. Sulmi do të përbëhet nga dy forca: Cikalleshi dhe Broja.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV