Gjermania e kërkonte prej dy vitesh, arrestohet në Korçë 33-vjeçari (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar sot në Korçë.

Polcia ka njoftuar se në pranga ka rënë Daniel Hajro, i cili akuzohet nga autoritetet gjermane se ka tentuar të vrasë një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër, për shkak të hakmarrjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të kërkuari për krime kundër jetës dhe shëndetit, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– D. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.

Të fundit

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Lajme të tjera

Web TV