“Mund të eleminohen dëshmitarë, oficerë…”, Karamuço ngre alarmin pas sulmeve kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmet  kibernetik ndaj Shqipërisë nga hakerat iranianë i nisur prej disa muajsh, ka qenë kryefjala e zhvillimeve të fundit në vend.

Lidhur me këtë, ka folur eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili shprehet se qëllimi i hakerave përmes nxjerrjes së informacioneve synojnë përplasje mes grupeve kriminale apo edhe në institucione shtetërore.

“Qëllimi i hekerave që unë do ta quaja me të drejtë terrorizëm është të krijojë frikë, panik, kauzë, destabilizim, përmbysje të qeverive pro perëndimore dhe krijimin e një klime pro ruse, pro iraniane, pro lindore, pro briksit, mos harroni është aleanca e tyre”, u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Eksperti i kriminalistikës, tregoi se sot në vitin 2022 jemi kthyer 20 vjet pas, në kohën e bllokut dhe letrës kopjativ.

“Do të rezervohesha të thosha që për të gjitha sistemet tona jemi në vitin 0, por na janë dëmtuar shumë rëndë. Flasim këtu për sisteme të shkëmbimit të informacionit kriminal, të mbrojtjes së kufijve të integruar të statusit dhe vijimit të ndjekjes penale të personave, të informacionit operativ në lidhje me bandat e organizatat kriminale janë shumë, jashtëzakonisht janë shumë sensitive, shumë të rrezikshme sepse ato edhe po nuk janë zeruar na rrezikojnë rendin e sigurië publike. Mund të ketë përplasje, rivalitete, vrasje të dëshmitarëve, vrasje të oficerëve të policisë, të operative që kanë ndjekur dhe kanë mbledhur informacion, pra skenarët janë shumë të frikshëm dhe urojë mos të ndodhin,”  tha Karamuço.

Ai thekson në emisionin “Vetting” në ABC se programi i përdorur nga hakerat për të publikuar të dhënat është rus. Në këtë pikë Karamuço thekson se sulmi kibernetik mund të jetë i koordinuar mes shteteve jo mike të Shqipërisë, pra Iranit dhe Rusisë.

Lexo edhe :  Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

“Informacionet janë në telegram, telegramin mund ta aksesosh shumë thjeshtë, mund të bëhen ndërhyrje edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që këto kanale të mbyllen në telegram, por telegrami ka një problem, programi i Telegramit është Durovi, është rus, megjithëse i ka zhvendosur serverat e tij në Dubai ai mbetet prap rus dhe më kujtohet thirrjen e para disa kohëve që i bënte popullit të Ukrainës. Vetë pronari i Telegramit duke ju thënë ju lutem përdorni Telegramin unë nuk jam i agjenturës ruse. Që këtu s’më ka pëlqyer, mbase mund të jetë vënë në shërbim edhe Telegrami si pjesë e të gjithë kësaj që ne e quajmë sulm të koordinuar, të strukturuar jo midis hackerave, midis shteteve jo mike të Shqipërisë”, tha ai.

Të fundit

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Lajme të tjera

Web TV