Ndryshimi i madh për Kosovën/ Në tetor ‘ofensiva’ për liberalizimin e vizave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca çeke e BE-së është vënë seriozisht në lëvizje për ta çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zëdhënësi i saj Vaclav Smolka, pohoi për mediat në Kosovë se raporti i Komisionit Evropian për situatën aktuale me vizat pritet të prezantohet në takimin e Grupit e Punës për Vizat në 13 tetor. Pas kësaj, pala çeke do të bëjë çfarë është e mundur për ta futur sa më shpejt për diskutim në axhendën e ministrave.

Sipas zëdhënësit, vendimi për vizat që me gjasë zgjat disa muaj, mund të merret në nivel të ministrave, pavarësisht se si rrjedhin gjërat në takimet joformale të shefave të shteteve të BE-së. Një prej tyre do të zhvillohet në 7 tetor.

Raporti i KE-së do të shërbejë si bazë për të nisur debatin për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e Bashkimit Europian. Smolka konfirmon se në mesin e vendeve anëtare ekziston gatishmëria që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen.

Franca dhe Holanda, dy nga shtetet hezituese që kosovarët të lejohen të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, tani nuk kanë më dilema.

Liberalizimi i vizave për Kosovën është aktualisht shumë lart në axhendën e Presidencës Çeke. Komisioni Europian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së.

Zëdhënësi pohoi megjithatë se progresi për heqjen e vizave për Kosovë varet edhe nga situata politike në rajon duke nënkuptuar këtu përparimin në dialogun Kosovë-Serbi.

Të fundit

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq...

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV