Harrojini gomonet/ Plani i kryeministres së re Truss, Britania lehtëson rregullat për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë muajsh vështirësish për shqiptarët që duan të punojnë e jetojnë në Britani, një lajm i mirë ka ardhur nga mediat atje.

Bëhet me dije se rregullat e imigracionit do të zbuten në Britaninë e Madhe, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend.

Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë migrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në Britani, pasi mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorësh, shkruan The Independent.

Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore.

Sipas raportit të zbuluar fillimisht në Financial Times, kjo nënkupton lejimin e disa llojeve të veçanta të industrive që të rekrutojnë më shumë staf nga jashtë, në profesione që nuk ngelen vetëm në nivel inxhinierësh, por përfshijnë edhe një brez më të gjerë të kualifikuarish.

Rishikimi mund të miratojë gjithashtu një lehtësim të kërkesës për të folur anglisht në disa sektorë për të mundësuar më shumë punëtorë të huaj në vend, thuhet në raport, ku citohet një zyrtar i Downing Street.

Qeveria pritet të bëjë publik planin e saj për reformën e migracionit më vonë këtë vit.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV