Humbja me Izraelin/ Braçe: Kur një federatë ka qëllim bastet, ekipi nuk ka rëndësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist, Erion Braçe, kësaj here i ka bërë opozitë kombëtares kuqezi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Braçe ka bërë një analizë të lojës së djeshme, duke thënë se ajo reflekton të gjithë atë se çfarë ndodh në prapaskenë të orkestruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për Braçen, kur një federatë ka qëllim bastet, ekipi nuk ka asnjë rëndësi.

“Mbajeni lidhur Myrto Uzunin! Mbajeni në stol se ai nuk ka menaxher, është i thjeshtë, kokëulur, pa zë, modest dhe i zoti! Nuk ju duhet një i tillë! Është tmerr! Uzuni lidhur në stol, Broja i lidhur në fushë. Shiheni, askush nuk i pason, edhe kur ndodh askush nuk shfrytëzon epërsitë e tij. Gjithçka e krijoi vetë! Jemi të fundit në një grup qesharak! Sepse nuk kemi ekip, përveç portierit asnjë lojtar nuk ishte në pozicionin e tij, në atë që di të bëjë. Për këtë, ekipi nuk është i bashkuar, përkundrazi është i shpërbërë. Nejse, zgjidhja është: Sot ikën Reja dhe shpëton Mandi i FUBIT! Kur një federatë ka qëllim Bastet, ekipi nuk ka rëndësi”, shkruan Braçe.

Mbrëmjen e djeshme, kuqezinjtë janë mposhtur 2-1 nga Izraeli dhe për rrjedhojë kanë dalë jashtë objektivit për të kapur kreun e grupit në Ligën e Kombeve, ndërsa ndeshja e ardhshme do jetë kundër Islandës më 27 shtator në Air Albania. Kjo është humbja e dytë që Shqipëria merr ndaj këtij kundërshtari në Ligën e Kombeve, pasi në qershor u mposhtëm po 1-2.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV