“Po i lë fëmijët në rrugë”/ Haradinaj thirrje Kurtit: Ndale grevën ose jep dorëheqjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të ndalë grevën e arsimtarëve ose të japë dorëheqjen.

Në një postim që ka bërë në ‘Facebook’, shkruan se kryeministri i një vendi ose duhet të gjejë zgjidhje menjëherë për situatën e krijuar në Kosovë ose duhet të japë dorëheqjen.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti! Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!”- ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij.

“Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”- shtoi ai.

I indinjuar ai i ka drejtuar dhe disa pyetje të parit të qeverisë së Kosovës, ndërsa i ka kërkuar që të shkarkojë dhe ministren e arsimit nga detyra.

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde? Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”- përfundon postimin ai.

Të fundit

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Lajme të tjera

Web TV