U dënua me 12 vjet për gjobëvien ndaj Ylvi Beqja, Gilmando Dani kërkon lirimin me kusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Gilmando Dani, një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit i dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë, ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht.

Kërkesa është depozituar në gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohet me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg.

Mësohet se aktualisht në gjykatën e Kavajës, janë zhvilluar dy seanca gjyqësore, por ende trupi gjykues nuk ka dalë me një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Kërkesa po shqyrtohet në këtë gjykatë pasi Dani vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Rrogozhinë.

Dani, rezulton i dënuar me 12 vjet heqje lirie për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Sipas gjykatës Gilmando Dani,së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marë 5 herë qeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

Të fundit

20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të...

Trump nuk njeh kufij! Vendos para “Shtëpisë së Bardhë” fotot e emigrantëve të dëbuar

arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump...

“Jemi partia e tretë”, Shehaj: ‘Mundësia’, një alternativë që dallon si nata me ditën

Nga një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, Agron Shehaj ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin Partinë Mundësia, forcë të tretë politike që sipas...

“Babai i tij u vra në ’97”/ Basha prezanton kandidatit për deputet në Fier

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtues politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë personale të kandidatit...

Mos e pastroni kurrë fytyrën me peshqir, ja arsyeja pse

Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu. Në fakt, janë peshqirët që...

Lajme të tjera

Web TV