Çfarë janë tumoret e trurit dhe nga se shkaktohen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tumori i trurit është një rritje e qelizave jo normale dhe jo të shëndetshme të trurit.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të tumoreve të trurit. Disa prej tyre janë jo-kanceroze (beninje) dhe disa të tjera janë kanceroze (malinje). Tumoret e trurit mund të kenë fillesën në tru (tumoret primare të trurit), ose kanceri mund të ketë fillesën në një organ tjetër të trupit dhe të përhapet në tru (lezione sekondare, metastaza në tru).

Shpejtësia me të cilën mund të rritet një tumor i trurit ndryshon për secilin lloj tumori. Madhësia dhe lokalizimi i tumorit përcakton edhe ndikimin e tumorit ne funksionet e trurit e si rrjedhojë në simptomat që do të shfaqen.

Trajtimi i tumoreve të trurit varet nga lloji i tumorit, madhësia dhe lokalizmi.

Cilat janë simptomat e tumoreve në tru?

Shenjat dhe simptomat e tumoreve të trurit varen nga madhësia, lokalizimi dhe shpejtësia e rritjes së tumorit.

Në përgjithësi ato mund të jenë:

Dhimbje e koke e re ose ndryshim në intensitet dhe shpeshtësi e dhimbjeve të zakonshme të kokës

Nauze dhe të vjella të pashpjegueshme

Probleme me shikimin, si shikim i turbulluar ose humbje e shikimit periferik

Humbje e ndjesive ose e lëvizjes në një këmbë ose krah

Humbje të ekuilibrit

Probleme me të folurën

Konfuzion në çështje të përditshme

Ndryshime të personalitetit ose sjelljes

Atak konvulsiv (pa histori të mëparshme)

Probleme me dëgjimin

Cilat janë shkaqet e tumoreve të trurit?

Tumoret primare të trurit e kanë origjinën në tru ose në indin përreth, si në membranat e trurit (meningjet), nervat kraniale, gjëndrën e hipofizës dhe gjëndrën pineale.

Tumoret primare të trurit shfaqen kur qeliza normale të trurit pësojnë mutacione në materialin e tyre gjenetik të reja apo të trashëguara. Këto mutacione nxisin rritjen e pakontrolluar të qelizave kanceroze dhe rezultati është një masë qelizash jo normale – të cilën e quajmë tumor.

Në adultë, tumoret primare të trurit janë më të rralla se metastazat nga tumore të tjera në trup.

Ndër tumoret primare të trurit mund të përmendim:

Gliomat – tumore të cilat e kanë origjinën në tru ose palcën kurrizore dhe përfshijnë astrocitomat, ependimomat, glioblastomat, oligoastrocitomat dhe oligodendrogliomat.

Meningeomat – janë tumore të cilat e kanë fillesën në membranat e trurit. Në shumicën e rasteve meningeomat janë beninje.

Lexo edhe :  Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Shvanomat akustike – tumore beninje të cilat e kanë fillesën në nerva që kontrollojnë ekuilibrin dhe dëgjimin.

Adenomat e hipofizës – tumori më i shpeshtë beninj që zhvillohet në gjëndrën e hipofizës. Këto tumore ndikojnë në hormonet e hipofizës, të cilat kanë ndikim në gjithë trupin.

Meduloblastoma – tumoret kanceroze të trurit më të shpeshta te fëmijët. Meduloblastoma ka tendencën të shfaqet në pjesët më inferiore të trurit dhe të përhapet në likuidin cerebro-spinal. Këto tumore hasen edhe në të rritur por janë shumë të rrallë.

Tumoret germinale – mund të zhvillohen në fëmijë, gjatë kohës së formimit të testikujve dhe ovareve. Por mund të ndodh që këto lloj tumoresh të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit, si në tru.

Kraniofaringiomat – tumore të rralla jo kanceroze, të cilat e kanë fillesën në afërsi të gjëndrës së hipofizës, e cila kontrollon shumë funksione të trupit. Me zmadhimin e këtij tumori në tru, mund të preken struktura të tjera trurit në afërsi të tumorit.

Cilët janë tumoret më të shpeshta që shkaktojnë metastaza në tru?

Tumoret sekondare të trurit (metastatike) janë tumore të cilat e kanë fillesën diku tjetër në trup dhe përhapen në formën e metastazave në tru.

Zakonisht, metastazat e trurit ndodhin në persona të diagnostikuar me kancer por mund të ndodh të jenë edhe shenja e parë kancerit.

Në adultë, tumoret sekondare të trurit janë shumë më të shpeshta se tumoret primare.

Llojet më të shpeshta të kancerit të cilat mund të japin metastaza janë:

  • Kanceri i gjirit
  • Kanceri i kolonit
  • Kanceri i veshkave
  • Kanceri i mushkërisë
  • Melanoma

Cilët janë faktorët e riskut?

Në më të shumtë e rasteve, shkaqet e tumoreve primare të trurit mbeten të panjohura. Disa nga faktorët e identifikuar deri tani janë:

Ekspozimi ndaj rrezatimit. Personat e ekspozuar ndaj rrezatimeve jonizuese kanë risk më të lartë për tumore primare të trurit.

Histori familjare me tumor të trurit. Një pjesë e vogël e tumoreve të trurit ndodhin në persona me histori familjare për tumore të trurit, si pasojë e sindromave gjenetike të trashëguara.

Burimi: miaclinic.al

Të fundit

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.5 lekë dhe do të shitet...

ADN-ja nga varret e Majave zbulon sekrete që mund të ndryshojnë gjithçka që dimë

Një studim pionier po zbulon historinë gjenetike të qytetërimit klasik Maja, duke ofruar perspektiva të reja mbi origjinën e tyre, lëvizjet e popullsisë dhe...

Nga pista e ambicieve të Rinasit drejt terminalit të rinovuar të Veronës

Shënime udhëtimi Nga Leonard Veizi Me sa duket, e gjithë bota është në arnim e sipër. Qep e shqep. Para pak muajsh isha në Nju Jork....

Trump ndalon udhëtimet drejt SHBA për shtetasit nga 12 vende

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të zgjeruar që ndalon plotësisht hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende dhe vendos...

Jessie J diagnostikohet me kancer gjiri

Këngëtarja Jessie J deklaron se është diagnostikuar me kancer gjiri në fazat e hershme të tij. 37-vjeçarja e zbuloi diagnozën në Instagram duke thënë se...

Lajme të tjera

Web TV