Rrebeshe e erëra të forta, moti i keq “pushton” Shqipërinë, çfarë ndodh të mërkurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme dhe e marta pritet të sjellin reshje intensive në territorin shqiptar.

Më të dukshme këto reshje do të jenë në zonat veriore, por pjesërisht edhe qendra pritet të ketë reshje të konsiderueshme, ku sasia e reshjeve pritet të jetë nga 70 në 120 mm.

Zonat të cilat do të jenë më të rrezikuara nga këto reshje, ku do të ketë edhe problematika të përkohshme parashikohen të jenë qarku i Kukësit, Lezhës, Shkodrës, por po ashtu edhe kryeqyteti, Durrësi dhe Vlora parashikohet të kenë problematika të përkohshme.

Temperaturat e ajrit do të luhaten gjatë ditës së sotme dhe nesër rreth vlerave 24 apo 25 gradë Celsius, maksimumet në Ultësirën Perëndimore. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim ka rritje graduale të temperaturave, ku maksimumet parashikohen deri në 28 apo 29 gradë Celsius.

Parametri i erës pritet të jetë problematic ditën e sotme, me një shpejtësi ere 65 km/orë dhe do të sjellë problematika sa i përket trafikut detar.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut po ashtu gjatë kësaj fillim jave do të jenë në ndikimin e kësaj stuhie, duke sjellë reshje që herë pas here do të jenë intensive.

Duke filluar nga mesjava dhe në fillim parashikohet përmirësimi gradual i kushteve të motit. Temperaturat maksimale pritet të luhaten rreth vlerave 21-22 gradë Celsius, por duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim pritet rritje graduale e temperaturave të ajrit.

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV