Zbulohen prapaskenat nga media italiane: Interi telefonoi Rejën, mos e aktivizo Asllanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me shumë mundësi ndeshja ndaj Islandës ishte e fundit për Edy Rejan në krye të stolit të Kombëtares.

Ndërsa të gjithë kishin pikëpyetje në lidhje me mosaktivizimin e Asllanit për asnjë minutë në këtë sfidë, mediat italiane zbulojnë detaje.

I riu me origjinë nga Elbasani projektohet si titullar në Serie A pas dëmtimit të kroatit Marcelo Brozovic. Sipas mediave italiane, gjigantët italian i kanë kërkuar trajnerit Edi Reja një “nder”.

Është pikërisht Corriere dello Sport që shkruan se “mesfushori i ri nuk ka luajtur të martën kundër Islandës, dhe për këtë ka patur një falënderim të veçantë për Shqipërinë dhe teknikun Reja me anë të një telefonate nga Interi, duke parë rëndësinë për lojtarin ish-Empoli”.

E përditshmja sportive shton se ndeshja në vetvete nuk kishte asnjë rëndësi, por në fakt nuk është kështu.

Jo vetëm për dinjitetin e Kombëtares, por për faktin se ndeshjet në Nation League janë ndeshje zyrtare dhe një telefonatë e tillë, nëse e konfirmuar, do të përbënte një skandal të vogël, që mund të shtojë hatër-mbetjet ndaj teknikut italian nga ana e ekipeve si për shembull Empoli, e cila ka humbur pikërisht në atë ndeshje titullarin e tyre Ardjan Ismajli.

Të fundit

“Po i bëjnë terror psikologjik”/ Berisha ankohet për vuajtjet e Metës në burg

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blu se ndaj Presidentit të PL, Ilir...

“7 ditë katastrofë mjedisore në Elbasan”/ Ministri-gazetarëve: Kujdes me terminologjinë

Është shuar pas 7 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, ndërsa këtë të martë ishte i pranishëm edhe...

Uji, biznesi më i madh në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Vera ka shtrënguar fort. Termometri ngjitet çdo ditë mbi 35 gradë. Dhe në këtë vapë përvëluese, etja nuk shuhet as me birra,...

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj...

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e...

Lajme të tjera

Web TV