Në këtë kohë lufte, shumë shtete kanë zgjedhur të armatosen ‘deri në dhëmbë’.
Madje edhe Gjermania, që ka patur gjithmonë një politikë pacifiste, ka bërë një ‘kthesë’ të madhe.
Bundeswehr-i gjerman do të blejë avionë të rinj luftarakë dhe 60 helikopterë. Bëhet fjalë për aeroplanët F-35 të kompanisë “Lockhead” me vlerë tetë miliardë euro dhe helikopterët transportues nga Boeing me vlerë katër miliardë euro, shkruan gazeta “Bild”.
Kontrata për blerjen e avionëve F-35 duhet të nënshkruhet këtë vit, ndërsa kontrata për blerjen e helikopterëve në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Avionët F-35 do të zëvendësojnë avionët Tornado, të cilët forca ajrore e Gjermanisë i ka përdorur që nga vitet 70-ta të shekullit të kaluar.