“Amerika është plotësisht e përgatitur”, Biden paralajmëron Putinin: Nuk frikësohemi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura pasi Vladimir Putin aneksoi katër rajone të okupuara të Ukrainës.

Putin duket se ka bërë një kërcënim të fshehtë për të përdorur armë bërthamore për të mbrojtur territoret e reja të aneksuara. Ai deklaroi se rajonet do të jenë “përgjithmonë” pjesë e Rusisë.

Presidenti Biden tha se  “fjalët dhe kërcënimet e pamatura” të homologut të tij rus, “nuk do t’i trembin”.

“Amerika dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen,” tha Presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Më pas ai iu drejtua drejtpërdrejt presidentit rus, duke drejtuar gishtin në kamerë.

“Amerika është plotësisht e përgatitur, me aleatët tanë të NATO-s, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s,” tha ai, duke iu referuar bllokut perëndimor të sigurisë.

“Zoti Putin, mos e keqkuptoni atë që po them: çdo centimetër”.

 

Të fundit

“Do të hedh në gjyq”, debati gazetarit dhe kandidates për deputete: Po gënjen!

Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj...

Ndërron jetë aktorja 11-vjeçare e Netflix, 12 arreste kardiake në dy ditë

11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq të premten në një spital...

VIDEO/ E mbajnë nga krahët, Ronaldo ‘Fenomeni’ filmohet i dehur! Acarohen tifozët

Ronaldo Fenomeni është filmuar i dehur në një restorant të famshëm spanjoll dhe tifozët e Valladolid janë acaruar me pronarin e klubit të tyre,...

E zuri poshtë masivi i dheut, ende asnjë shenjë nga trupi i pajetë i 29-vjeçarit!

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 në fabrikën e përpunimit të kromit në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit” pak ditë më...

Mblidhet konklava, zgjedhja e papës, kardinalët izolohen nga bota e jashtme

Të mërkurën kardinalët e zgjedhur do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut. Kardinalët janë stacionuar në minishtetin e Vatikanit ku do...

Lajme të tjera

Web TV