Energjia/ Rama tërhiqet nga rritja e çmimit, “fik” dritat e protestës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ERE kishte marrë vendimin që më 1 tetor të rritej çmimi i energjisë për konsumatorët mbi 800 kW, kryeministri Edi Rama është tërhequr. Kthimi pas i qeverisë duket se ka ardhur si pasojë e reagimit masiv qytetar. Njëkohësisht i dogji në duar opozitës një prej “kauzave të protestës”.

Qeveria është tërhequr nga vendimi i mëparshëm për të rritur çmimin e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kW orë në muaj. Ndërsa sot pritej të përllogaritej çmimi i rritur, kryeministri Rama bëri një hap pas, duke e komunikuar vetë këtë vendim të ri. Një rast i paprecedent por që duket se ka pasur disa arsye të forta për të bërë hapa pas. “Sot kam një lajm pozitiv: më 1 shtator, kur vendosëm fashën, kërkesa për energji nga KESH ishte 17000KW, sot është 11000KW. Atëherë, kërkesa ishte ndjeshëm më e lartë dhe pa diskutim në këtë ulje ka luajtur rol të rëndësishëm edhe fillimi i dukshëm i kursimit nga abonentët familjarë. Kemi pasur edhe përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim reshje të tjera në tetor. Në këto kushte, bazuar në analiza të detajuara, vendosëm që aplikimi i fashës 800KW të mos hyjë në fuqi në muajin tetor”, tha kryeministri. Shefi i qeverisë ka sqaruar se nisma që kishin marrë për të vedosur fashën mbi 800 kw ishte për një shtresë e cila kosumonte më shumë se 20% të gjithë sasi së energjisë. “Fasha synon që 4% e abonentëve që e tejkalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të gjithë sasisë së energjisë, të paguajnë me çmimin real çdo kilowat mbi kufirin e 800KW. Nuk është shpikje e jona, por një metodë e aplikuar nga shumë vende për të kursyer në këtë kohë të zymtuar nga inflacioni i luftës. Kursimi është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie”, nënvizoi Rama, i cili më tej shtoi se qeveria “nuk do të lërë gjë pa bërë që barra faktike e kësaj lufte, të lehtësohet sa më shumë”. Çmimi për abonentët familjarë momentalisht është 9,5 lekë për kilovat orë, ndërsa çmimi i vendosur për çdo kilovat orë mbi fashën 800 kWh, ishte parashikuar 42 lekë (pa TVSH). Ndonëse Rama këtë tërheqje e argumenton se janë ndërgjegjësuar qytetarët në kursimin e enrgjisë dhe gjithashtu ka prurje hidrike që mundësojnë prodhimin vendas në sasi të kanqshme, sërish duket se ka arsye të tjera përtej këtyre argumenteve. Qytetarët prej një muaji kur u komunikua ky vendim patën reagime të forta, jo nëpërmjet protestës për në çdo mundësi komunikimi të tyre, qoftë edhe në rrjetet sociale. Rritja e çmimeve të ushqimeve, të karburantit dhe më pas të energjisë elektrike do të shtonin edhe më tepër pakënaqësinë dhe nuk përjashtohej mundësia e protestave. Gjithashtu për këtë kauzë opozita ishte gati që tu printe, çka do të vinte në vështirësi serioze qeverinë, duke marrë në konsideratë edhe akuzat e shtuara të dyshimeve për korrupsion apo të disa ngjarjeve kriminale.

Çmimi që vendosi Qeveria për energjinë

Qeveria dhe Enti Rregullator i Energjisë miratuan një çmim 4 herë më të lartë të energjisë elektrike, për ata konsumatorë familjarë, që do të harxhojnë mbi 800 kilovat/orë, ndërsa për ata që nuk e kalojnë këtë nivel, nuk do t’i prekë çmimi i ri. Sipas studimit të qeverisë, rreth 96 për qind e popullatës konsumon mesatarisht 800 kW, dhe vetëm 4 për qind e kapërcejnë këtë prag. Opozita shprehu shqetësim mbi pafuqinë e buxheteve familjare për të paguar energjinë, si dhe për mungesën e politikave shtetërore në diversifikimin e burimeve të energjisë. Përfaqësues të saj pohuan se çmimet e reja do të prekin një masë më të madhe qytetarësh nga sa thonë zyrtarët. Sipas tyre, qeveria po abuzon me çmimin dhe menaxhimin e energjisë elektrike, kur peshën kryesore ia la konsumatorëve familjarë dhe favorizon kompanitë kliente të saj.

Lexo edhe :  Nga Athina, në Milano dhe Londër/ Klosi tregon detaje nga takimet e Ramës me diasporën

Berisha: Qeveria u tërhoq se populli do dilte në protestë masive

Sali Berisha pretendon se ishte ultimatum i opozitës për protesta masive, që shtyu Qeverinë të mos aplikojë rritjen se çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që kalojnë fashën e 800 kilovatorëve. “Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi. U tërhoq, u palos”, tha Berisha. Në konferencës e përjavshme kryedemokrati pohoi se rritja e çmimeve në vendin tonë nuk lidhet me luftën në Ukrainë, të cilën tha se e përdor si justifikim kreu i qeverisë. “Mjeran, nuk është ekonomia vizatim, nuk kanë asnjë lidhje lufta me ujërat tona, për çmimet e energjisë elektrike. Pse çmimi i naftës në Mal të Zi shitet më lirë se në Shqipëri? T’ua shpjegojë qytetarëve, kjo luftë ndikon vetëm në vendin tonë apo është njëlloj për të gjithë? Gënjeshtar”, tha Berisha. Ai u ndal edhe tek çështja e amnistisë fiskale, që kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Sipas tij Rama nuk i ka votat por një mesazh e pati edhe për ata deputetë që mund të ngrenë kartonin pro kësaj nisme. “Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit. Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah”, tha Berisha.

Meta: Tregues se nuk ka institucione të pavarura

Droja nga një kosto elektorale në zgjedhjet e ardhshme lokale, sipas Ilir Metës është arsyeja kryesore përse kryeministri Rama vendosi të anulonte vendimin për rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë me tepër se 800 KWH në muaj. “Është edhe një frikë përpara zgjedhjeve, për të mos përballuar dot një akt aq arbitrar, kaq antisocial dhe antinjerëzor por me shpresën sipas tij për të kaluar zgjedhjet e për t’ua shtuar ndoshta edhe 5-fish”, tha Meta. Vendimi i bërë i ditur nga kryeministri Rama, sipas Metës, mes të tjerash është edhe një tregues i rënies së shtetit të së drejtës. “Ky vendim i marrë, i shpallur dhe i zhbërë në mënyrat më të turpshme, tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe që bëjnë detyrën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja vendimet. Është shpallur sot mosekzistenca e ERE-s si institucion i pavarur. Vendimi që mori ERE ishte tërësisht i pabazuar në radhë të parë, pasi u bazua vetëm në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Ndërkohë, zhbërja e vendimit duhej të merrej sërish nga ERE”, deklaroi Meta. “Kjo tregon se në krye të qeverisë kemi një kryeministër provokator ndaj qytetarit dhe taksapaguesit. Në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk përballet me këto manovra hajdutërie, ai i bën 8-fish dëmet”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

Të fundit

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare

Nga Ardian Vehbiu Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë...

Mbyllet protesta e shtatë përpara Bashkisë Tiranë, ja kur mbahet demonstrata e radhës

Është mbyllur edhe protesta e shtatë e protestuesve të opozitës të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës. Demonstrata e radhës do të mbahet të martën tjetër...

Seancë për Berishën në GJKKO, çfarë kërkon ish-kryeministri (Detajet)

Në orën 13:00, do të mbahet një seancë gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se avokatët e Berishës kanë bërë...

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty”/ Ish-konkurentja e BBVA humb njeriun e zemrës

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP1” si dhe këngëtarja Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një...

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori e pyeti atë ‘nëse ishte...

Lajme të tjera

Web TV