“Ka marrë financime ruse”, Berisha përgënjeshtron median malazeze: Abuzim i informacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Sali Berisha me anë të një deklarate të gjatë ka përgënjeshtruar mediat malazeze, ku thuhej se ai ka marrë financime ruse.

Berisha e quan një abuzim të trashë dhe mosnjohje e faktit, duke thënë se ai nuk ka qenë në krye të PD, në kohën kur akuzohet se partia ka marrë fonde ruse, teksa thotë se atë kohë ka qenë Lulzim Basha.

Ai ndër të tjera shkruan se të gjitha veprimet për financimin rus, sipas Gjykatës, janë kryer në kapacitet personal, jo institucional nga kryetari asokohe i partisë Lulzim Basha.

E plotë:

Të dashur miq: ky është një Përgënjeshtrim i Partisë Demokratike dërguar gazetës malazeze “Pobjeda” mbi një artikull jo-korrekt, të pabazuar dhe dizinformues mbi ‘financimet ruse’.

Në artikullin e publikuar në gazetën tuaj Pobjeda https://www.pobjeda.me/clanak/ko-je-sve-u-mrezi-moskve, vërejmë me shqetësim një pasaktësi brutale, e cila shpresojmë të mos jetë bërë nga premisat e dashakeqësisë apo, më keq, agjendave politike apo nacionaliste.

Pretendimi se z. Sali Berisha, kryetari (aktual) i Partisë Demokratike, ka marrë financime ruse, është një abuzim i trashë i informacionit dhe mosnjohje e fakteve dhe kontekstit.

Së pari, sqarojmë se z. Berisha nuk ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe është rizgjedhur në këtë post vetëm më 22 maj të vitit 2022.

Së dyti, ‘dosja e financimeve ruse’, ku përmenden lidhje të ndryshme politike të Rusisë në Ballkan, ndër to edhe PD, në zgjedhjet e vitit 2017, kohë në të cilën ka qenë kryetar z. Lulzim Basha, ka marrë një përgjigje shteruese në gjykatat shqiptare.

Në vendimin e Gjykatës, të cilin mund t’jua sigurojmë nëse kini interes, thuhet shprehimisht se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me ‘financimet ruse’ të publikuara për herë të parë në gazetën Mother Jones (shih https://www.motherjones.com/…/the-head-of-albanias…) dhe që trajtohen gjithashtu nga Voice of America 3 vjet më vonë (shih https://www.zeriamerikes.com/a/6746331.html) dhe media të tjera botërore, bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA.

Lexo edhe :  Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Të gjitha veprimet, sipas Gjykatës, janë kryer në kapacitet personal, jo INSTITUCIONAL nga kryetari i asokohe i partisë z. Basha.

Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari.

Për më shumë, Partia Demokratike e drejtuar nga z. Berisha ka ngritur para një jave, një Komision Auditi të brendshëm për të bërë transparencë finale lidhur me rastin e ‘financimeve ruse’, pra të dokumentacionit, nëse ka, dhe hyrje-daljeve financiare që përkojnë me dritaren kohore të këtij rasti.

Nëse merrni mundimin t’u referoheni deklaratave publike të Partisë Demokratike dhe artikujve të shumtë në mediat shqiptare, në shqip dhe anglisht, i dyshuari i vetëm për ‘aferën e financimeve ruse’ është kryetari i PD në vitin 2017. Z. Basha prezumohet se ka marrë një financim prej 500,000 USD nga fonde ruse. E theksojmë: në padijeni të plotë të asnjë forumi apo individi tjetër në Partinë Demokratike. Këto para nuk kanë hyrë në financat e PD dhe është e paqartë kur, dhe si, janë marrë dhe si janë përdorur.

Shpresojmë që kjo pasqyrë e fakteve njëkohësiht kontekst i bollshëm, të jetë i mjaftueshëm për të korrektuar të dhënat në shkrim dhe për të botuar një përgënjeshtrim me një link që të çon te artikulli origjinal.

Gazetaria profesionale dhe etike e kërkon këtë.

E bëjmë këtë kërkesë bazuar në rregullat etike duke i ruajtur vetes të drejtën që, në rast të mos publikimit të këtij përgënjeshtrimi dhe ndërhyrjes për publikimin e tij në të gjitha mediat që kanë publikuar artikullin tuaj, brenda 24 orëve, do të ndërmarrim hapat ligjorë sipas legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar.

Të fundit

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë...

Berisha ironizon premtimin e Ramës në Berat: Ishullin e Osumit e mori lumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me fushatën elektorale në Berat ku prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore. Kryedemokrati ironizoi kryeministrin Edi Rama, më...

Gjesti i vendosur, ja çfarë do të bëjë nëse Xheneta do e kërkojë jashtë

Gjesti dhe Egli, dy ditë pas dasmës ku u shpallën burrë dhe gru, janë përfshirë në konflikte dhe debate të shumta. Ndjeksit e BBVA, banorët...

Emigranti kthehet në Itali pas qëndrimit në kampin e Gjadrit, nuk do të riatdhesohet

Fitorja e parë në luftën kundër kalimit të emigrantëve mes Italisë dhe qendrës së paraburgimit dhe riatdhesimit u arrit në fakt nga dy avokatë nga Bari. Avokatët...

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Melonin: Është një kryeministre e shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Trump u shpreh se Meloni “i pëlqen shumë”. “Unë mendoj se...

Lajme të tjera

Web TV