Dështon eksperimenti në universitet, shpërthimi i azotit të lëngshëm plagos 18 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim në verilindje të Spanjës plagosi 18 persona, disa në gjendje të rëndë, duke përfshirë 10 fëmijë të moshës 3 deri në 13 vjeç.

Aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje gjatë demonstrimit të një eksperimenti në Shtëpinë e Kulturës në Girona të Katalonjës, rreth 100 kilometra në verilindje të Barcelonës.

Gjatë një demonstrimi si pjesë e festivalit të organizuar nga Universiteti i Gironas, një enë me azot të lëngshëm shpërtheu para një auditori prej 200 deri në 300 njerëz, të përbërë kryesisht nga familje, tha ai.

Të prekurit nuk kanë pësuar djegie, megjithatë shumica e tyre u plagosën nga pjesët e bombolës metalike të shpërthyer.

Zëdhënësi i Universitetit Salvador Martí siguroi se eksperimenti me azotin e lëngshëm shpesh ishte kryer pa asnjë problem. “Ishte “e pakuptueshme” pse ndodhi aksidenti, policia do të hetojë”, tha Martí.

Të fundit

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror. “Vjeshta dhe pranvera janë...

Portugali/ Trami del nga shinat, 3 të vdekur në Lisbonë

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas. Aksidenti ka...

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer Habib, një ish-deputet francez me...

Zjarri shkrumboi disa fshatra të Gramshit/Bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht,...

“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”/ Si u kthye PD në ‘kioskë’ për interesa personale

Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, foli për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita në tërësi. “Opozita është pothuajse zero nga 11...

Lajme të tjera

Web TV