Paralajmërimi: Asteroidi që mund të shkatërrojë një qytet të tërë po i afrohet Tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkëmb hapësinor me diametër gjysmë kilometri u zbulua nga astronomët rusë vetëm disa ditë para se të kalonte brenda një distancë relativisht të shkurtër nga Toka këtë javë.

Objekti 2022 SE37 u përfshi në listën e “asteroidëve potencialisht të rrezikshëm”, por nuk do të kërcënojë Tokën në të ardhmen e afërt, njoftoi Instituti Keldis i Matematikës së Aplikuar të Akademisë së Shkencave Ruse.

Për t’u klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”, një asteroid duhet të jetë më i madh se 140 metra dhe t’i afrohet Tokës në një distancë prej më pak se 750,000 km.

Objektet me diametër mbi 100 metra mund të shkatërrojnë një qytet të tërë gjatë përplasjes, ndërsa asteroidet ose kometat me diametër mbi një kilometër do të bënin kërdinë në shkallë vendi ose kontinenti.

Sipas NASA-s, një tjetër asteroid i quajtur 2018 ER1, i cili ka një diametër prej 26 metrash, kaloi Tokën më 2 tetor në një distancë prej 560 mijë kilometrash, ndërsa të hënën, më 3 tetor, një shkëmb me diametër 10 metra do të kalojë në një distancë prej 160,000 kilometrash.

Duke pranuar se rreziku i një ndikimi të ardhshëm me Tokën është real, NASA javën e kaluar kreu eksperimentin e parë të mbrojtjes planetare, për të cilin anija kozmike DART u përplas me asteroidin Dimorph me qëllimin për të ndryshuar orbitën e tij.

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

Lajme të tjera

Web TV