Ballkani i Ilir Dajës shkruan historinë, merr fitoren e madhe në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, pasi ka mposhtur Sivassporin në transfertë me rezultatin 3-4.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, kur vetëm pas 32 sekondave lojë Sivasspori gjeti golin e parë. Ishte mesfushori norvegjez Fredrik Ulvestad që kaloi vendasit në epërsi pas asistimit nga Saba.

Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi Armend Thaqi realizoi një gol spektakolar në minutën e 20-të për të barazuar rezultatin.

E 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i epërsisë për suharekasit. Ermal Krasniqi depërtoi bukur në zonë dhe dhuroi një asistim fantastik për Arbër Portokun që nga afërsia shënoi për 1-2, duke i dhënë epërsinë e parë portokallinjve në këtë sfidë.

Me epërsinë e Ballkanit 1-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide. Ballkani luajti shumë mirë edhe në pjesën e dytë duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Por për të gjetur golin e tretë u desh të pritej minuta e 66-të kur Armend Thaqi bashkëveproi mirë me Meriton Korenicën me këtë të fundit që realizoi një gol të bukur për 1-3.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe golin e dytë në minutën e 75-të me anë të Yesilyurt që u asistua nga Saba për 2-3. Mesfushori i talentuar, Qëndrim Zyba pati një rast të artë në minutën e 81-të, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Rast të artë për vendasit pati Robin Yalcin, por goditjen e tij të bukur e priti edhe më mirë Stivi Frashëri.Ishte minuta e 91-të kur sulmuesi qendror Yatabare u gjend bukur në zonë dhe realizoi për të barazuar shifrat në 3-3.

Por vetëm tre minuta zgjati gëzimi i vendasve, kur Ermal Krasniqi arriti të shënoj gol për t’i dhënë Ballkanit përsëri epërsinë dhe fitoren. Deri në fund suharekasit u mbrojtën mirë dhe ruajtën epërsinë duke marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës.

Lexo edhe :  Sylvinho publikon listën me 25 lojtarë për ndeshjet e shtatorit, dy largohen të lënduar

Pas tri ndeshjeve Ballkani ka katër pikë sa ka edhe Sivasspor e Slavia Pragë, me çekët që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.Dy skuadrat do të përballen edhe xhiron e ardhshme, por kësaj radhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë pas një jave.

Të fundit

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

Lajme të tjera

Web TV