VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e parë dhe të fitores për ekipin e tij në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vorskla Poltava mundi 2 – 1 Chernomorets Odessa në takimin e javës së gjashtë të kampionatit ukrainas. Protagonist në këtë përballje u bënë dy ish-lojtarët e  Tiranës, Taulant Seferi dhe Ardit Toli. Në minutën e 88-të, Toli shërbeu saktë për sulmuesin nga Kumanova, i cili arriti që të shënonte golin e fitores.

I pari realizim për 25-vjeçarin në kampionatin ukrainas, ku u transferua gjatë merkatos së verës. Seferi luajti deri në kohën shtesë, ndërsa Toli u aktivizua në minutën e 72-të të ndeshjes, ndryshim që rezultoi i suksesshëm për trajnerin Skrypnyk. Ish-lojtari i Tiranës e kontrolloi bukur topin në brendësi të zonës dhe goditi me të djathtën duke mos i lënë shans reagimi portierit kundërshtar. Ndërkohë, në këtë përballje nuk u aktivizua mesfushori tjetër shqiptar, Ennur Totre, i cili e ndoqi ndeshjen nga pankina.

Të njëjtin fat kishte dhe Realdo Fili, i cili nuk mori asnjë minutë në ekipin e Odessa, skuadër kjo që ndodhet  në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 2 pikë. Vorskla në anën tjetër e ka lënë pas atë periudhë të vështirë të fillim sezonit dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 90-të me 7 pikë.

 

Të fundit

A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë...

Personat që e kalojnë pensionin jashtë vendit kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar

Personat e dalë në pension që shpërngulen jashtë vendit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjenjën e vetmisë, ka zbuluar një studim. Sipas një hulumtimi...

Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur...

VIDEO/ Pamjet e rralla, Rama tek shkallët kur refuzohej si kandidat në PS

Rrugëtimi politik i Edi Ramës brenda Partisë Socialiste ka nisur mes sfidash dhe skepticizmi nga brenda vetë partisë në vjeshtën e vitit 2003, kur,...

“Erdha i fundit babë!”/ Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishtë këtë të premte nga Haga në Kosovë, pasi u lejua të vizitonte varrin e babait të tij Haxhi...

Lajme të tjera

Web TV