Bonusi i bebes këtë vit iu është shpërndarë 32 mijë fëmijëve.
Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama këtë të diel përmes një statusi në ‘Facebook’.
Rama, thotë se për fëmijën e parë bonusi është 40,000 lekë, për fëmijën e dytë 80,000 lekë dhe për fëmijën e tretë 120,000 lekë.
“32 mijë fëmijë kanë marrë këtë vit bonusin e bebes, mbështetje të cilën nuk e kemi ndalur për asnjë moment për familjet e reja që gëzohen me fëmijë
40,000 lekë për fëmijën e parë
80,000 lekë për fëmijën e dytë
120,000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim”, shkruan Rama.